Tregu i egër ‘lulëzon’ përballë ambasadës së SHBA-së (FOTO)

Në rrugën përballë Ambasadës së Amerikës në Shkup ka filluar të krijohet tregu i egër ku disa persona me kamionë kanë filluar që të shesin mallin e tyre që kryesisht është ushqim, njofton Portalb.mk.

Shitësit thonë që nuk i përballojnë çmimet e tregjeve dhe prandaj rrezikojnë në këtë formë për të siguruar bukën e gojës.

“Çmimet që duhet t’i paguajmë nëpër tregje si lloj qiraje janë të larta dhe ne nuk kemi aq fitim sa ta përballojmë atë, ne kemi dal për të fituar bukën e gojës. Të gjithë kemi familje e fëmijë, ata duan bukë duan kulm mbi kokë”, thonë për Portalb.mk shitësit e këtij tregu ilegal.

Nga ana tjetër qytetarët të cilët frekuentojnë atë rrugë ankohen për pengesë në komunikacion pasi si në çdo treg tjetër qoftë edhe të egër, krijohet një rrëmujë e madhe mes shitësve dhe blerësve.

“Pasdite kur kthehem nga puna trafiku është një kaos i vërtetë dhe këta që kanë dalë këtu për të shitur e ngarkojnë edhe më shumë atë. Nuk e di pse nuk është ndërmarrë asgjë deri më tani”, tha për Portalb.mk një qytetarë që frekuenton këtë rrugë.

Tregu i egër përball ambasadës së SHBA-së
Tregu i egër përball ambasadës së SHBA-së

Ata po ashtu shprehen të habitur se si lejohet të krijohet një situatë e tillë mu përball një Ambasade.

“Kjo është turp të shihet. Te ne gjërat ilegale nuk mënjanohen. Kjo jep një pasqyrë shumë të keqe për neve si shtet pasi që përball është një institucion mjaft serioz, ai i Ambasadës së SHBA-vë”, tha për Portalb.mk një qytetarë tjetër.

Kjo rrugë në të cilën janë stacionuar shitësit ilegal bie nën komunën e Çairit dhe ne kërkuam sqarime lidhur me këtë çështje.

Tregu i egër përball ambasadës së SHBA-së
Tregu i egër përball ambasadës së SHBA-së

Nga sektori juridik i kësaj komune, Rami Qerimi bëri të ditur se deri më tani këtyre personave u janë shqiptuar 10 dënime dhe që së shpejti pritet të vihen në funksion procedurat e radhës.

“Kemi informacion për këta persona dhe kemi lëshuar 10 dënime për të njejtët. Gjithashtu kemi kërkuar që të reagojnë edhe përmbaruesit e komunës si dhe kemi kërkuar ndihmë nga MPB për ti larguar këta persona nga ky vend. Gjithashtu është njoftuar edhe inspektorati i tregut që të bëjë konfiskimin e mallit”, tha për Portalb.mk Qerimi.

Tregu i egër përball ambasadës së SHBA-së
Tregu i egër përball ambasadës së SHBA-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button