Parashikuesi i fitores se Trump, tani befason me parashikimin e ri (VIDEO)

Profesori Alan Lihtman, i njohur si “profesori parashikues”, deri tani ka qëlluar gati të gjitha rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, transmeton Portalb.mk.

Lihtman kishte thënë se Donald Trump do ta fitojë garën për president të SHBA-ve.

Ai së fundmi ka befasuar opinionin kur në CNN parashikoi se Trump do të ballafaqohet me impiçment (votë-besim).

Sipas Lihtman kjo do të ndodhë sepse Donald Trump gjithmonë shpejton dhe nuk u kushton kujdes ligjeve. Prandaj, ekziston mundësia që si president i SHBA-së të bëjë diçka të pa menduar.

“Edhe në partinë e tij e konsiderojnë si njeri pa kontroll dhe për këtë arsye kanë frikë nga ai. Në ndërkohë, asnjëri saktë nuk e di në çka ai beson dhe për çka vepron”, tha Lihtman për Trump, duke potencuar se parashikimet e tij bazohen në instinkt./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button