“Ne vendosim” me apel të fuqishëm për KSHZ-në, partitë politike dhe qytetarët

Janë denoncuar dhjetëra parregullsi në lidhje me listën zgjedhore në linjën telefonike për paraqitje të shkeljes së të drejtës së votës. Andaj aksioni qytetar “Ne vendosim” doli sot me apel të fuqishëm deri tek Komisioni Shtetëror Zgjedhor, partitë politike dhe qytetarët, duke kërkuar që ata të kontribuojnë në pastrimin e listës zgjedhore, njofton Portalb.mk.

Nga aksioni qytetar “Ne vendosim”, Sibel Amet njoftoi se që nga dita e nënshkrimit të zgjedhjeve, aksioni qytetar “Ne vendosim” ua ka ofruar qytetarëve linjën telefonike, ku t’i denoncojnë të gjitha shkeljet e së drejtës së tyre të votës, qoftë dhe në mënyrë anonime.

“Kemi pasur dhjetëra thirrje dhe shumica prej tyre kanë qenë në lidhje me plotësimin, regjistrimin dhe fshirjen e të dhënave personale nga lista zgjedhore, e cila u publikua nga ana e KSHZ-së. Ne i kemi këshilluar qytetarët të paraqiten në KSHZ, mirëpo kemi informata se KSHZ i ka riadresuar këta qytetarë deri tek Ministria e Punëve të Brendshme. E MPB pastaj u ka kërkuar që qytetarët të paraqesin fakte të caktuara, si: kontratat e shitblerjes, listat pronësore etj… Kështu, e gjithë procedura bie mbi barrën e qytetarëve, të cilët nuk e vazhdojnë procedurën e mëtutjeshme”-sqaroi Sibel Amet.

Nga aksioni qytetar në fjalë, Kastriot Memeti tregoi se me një shkresë i kanë bërë thirrje KSHZ-së t’i kryej kompetencat që ka në pastrimin e listës zgjedhore, akoma të pa-pastruar sa duhet.

“Në baza të interpretimit të Kodit zgjedhor, njëashtu e plotësuar nga rregullorja e metodologjisë së Këshillit Shtetëror Zgjedhor kemi konstatuar se KSHZ ka qasje të plotë në bazën e të dhënave, ku bëhet fshirja, regjistrimi apo plotësimi i këtyre të dhënave. I kemi dërguar një shkresë KSHZ-së, mirëpo nuk kemi marrë përgjigje. Bëjmë thirrje që KSHZ të veprojë sa më shpejtë, me qëllim efektivisht të pastrohet lista zgjedhore”.

Memeti vazhdoi me apel për partitë politike, të cilat kanë mundësi të bëjnë atë që KSHZ nuk e ka bërë deri tani.

“Partitë politike në afat prej pesë ditësh nga dita e nesërme me kërkesë të qytetarëve, kanë të drejtë të paraqesin deri të KSHZ me qëllim të pastrimit, azhurimit të listës zgjedhore dhe natyrisht garantimin e zgjedhjeve fer dhe demokratike” theksoi Memeti.

Ndërsa inkurajoi qytetarët të kontribuojnë në procesin e pastrimit të listës zgjedhore.

“Inkurajojmë të gjithë qytetarët, të cilëve u është shkelur e drejta zgjedhore ose dinë për ndonjë shkelje të Kodit zgjedhor të na lajmërohen, që t’u ofrojmë ndihmën e nevojshme juridike”tha Memeti.

Për këshilla juridike a veprime juridike mund të paraqiten në linjën falas: 0800 88 888./Portalb.mk

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button