Arben Labënishta zyrtarisht në Lëvizjen BESA

Lëvizja Besa zyrtarisht ka prezantuar kalimin e radhës në partinë e tyre, apo gjegjësisht, ish funksionarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Arben Labënishta, raporton Portalb.mk.

Labënishta në fjalimin e tij, theksoi arsyet e bashkëngjitjes së tij në këtë subjekt politik.

“Situata e shqiptarëve vazhdon të jetë e tensionuar, të drejtat tona janë të nëpërkëmbura.. Kjo situatë më bindi që të rimerrem me politikë. Jam në mesin e politikanëve të konsoliduar me vizion të moralshëm, nëpërmes platformës “Ridefinimi”. Besa do të fitojë për t’i bërë shqiptarët dinjitoz!”, përfundoi Labënishta, duke porositur që këtij subjekti politik, t’i bashkëngjiten të gjithë shqiptarët nga Kumanova e deri më Strugë.

Ndërkaq, kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, u bëri thirrje shqiptarëve të Maqedonisë që të bashkohen krahë kësaj partie, pasi që siç tha ai, deri dje shqiptarët thoshin se nuk a alternativë dhe nuk kanë shpresë, por sot kjo ka ndryshuar.

“Alternativa tashmë është këtu, dhe shpresa tashmë është këtu. Prej nesër në jemi gati që ta bëjmë këtë kthesë. Prej nesër i presim të gjithë ata që e duan këtë ndryshim”, ishte decid në porosinë e tij, Kasami.

Arben Labënishta, Lëvizja BESA
Arben Labënishta, Lëvizja BESA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button