Luftë e ashpër e Janevës në Gjykatë

Gjykatësja Lubinka Bashevska, ka gjetur edhe një pretekst të radhës për ta anuluar seancën e sotme gjyqësore për rastin “Puç“. Ajo është arsyetuar me atë se dy gjykatës të porotës nuk posedojnë certifikatë të sigurisë. Ky arsyetim i gjykatëses Bashevska, ka hasur në revoltë të ashpër, nga prokurorja speciale, Katica Janeva, raporton Portalb.mk.

Prokurorja speciale, Katica Janeva, me ton të lartë dhe të ashpër iu drejtua gjykatëses me fjalët “po e keqpërdorni detyrën zyrtare, ka një vit e tepër që po e anuloni seancën. Po manipuloni me publikun! Në çka po ju ngjanë kjo?”.

Pas reagimit të Janevës, gjykatësja në proces verbal i ka shkruar vërejtje prokurores speciale Janeva, për prishje të rendit dhe qetësisë në seancë gjyqësore. Në ndërkohë, gjykatësja nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjen e mbrojtjes se a është i ftuar në seancë dëshmitari Nikolla Gruevski.

Gjykatësja e ka anuluar seancën për kohë të pacaktuar dhe ka lëshuar sallën pa mos dhënë përgjigje se përse nuk ftohet Nikolla Gruevski si dëshmitar.

Zoran Zaev

Zoran Zaev

Në seancë gjyqësore ishin të gjithë të akuzuarit. Pas mbarimit të seancën gjyqësore, Zoran Zaev ka deklaruar se Gjykata shihet qartë se nuk ka qëllim që të udhëheqë proces juridik, por siç tha ai, po tenton të udhëheqë proces politik. Sipas tij, akti i sotëm, dëshmoi se gjyqësori në Maqedoni duhet të ndërrohet, transmeton Portalb.

Përndryshe, rasti “Puç“, është njëri nga të parët që Prokuroria Speciale Publike (PSP), i ka marrë nën kompetencat e saj, por seancat me të cilat zyrtarisht do të duhej të fillojë gjykimi deri më tani, disa herë janë anuluar.

Në rastin “Puç” për spiunazh dhe dhunë ndaj zyrtarëve shtetëror, të akuzuar janë, Zoran Zaev, Zoran Verushevski dhe bashkëshortja e tij Sonja, Branko Palifrov i punësuar në komunën e Strumicës dhe Gjorgji Lazarevski i punësuar në MPB. /Portalb

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP