#Përgjegjësi është sigurimi i ujit të pijshëm për tetovarët

Banorët e Tetovës ankohen pasi që edhe pse punimet për ndërtimin e ujësjellësit të Tetovës kanë përfunduar, një gjë e tillë nuk ka zgjidhur ende problemin me mungesën e ujit të qytetarëve të këtij rajoni. Ende nuk është përfunduar së ndërtuari stacioni i filtrimit të ujit, që problemi të zgjidhet përfundimisht, njofton Portalb.mk.

Për dy dekada sa edhe zgjat problemi me furnizimin me ujë, banorët e Tetovës prej xhepit të tyre vetëm për ujë kanë paguar thuajse 20 milionë euro. Çdo qytetar në muaj për ujë deri vitin e kaluar paguante rreth 1 euro. Apo 80.000 banor që numëron Tetova, për ujë ndajnë 80.000 euro në muaj, diku rreth 1 milion euro në vit.

Kjo shumë është për 1,5 herë më e madhe nga çmimi për ndërtimin e sistemit të ri për furnizim me ujë, me të cilin më në fund do të zgjidhej problemi me ujin.

Qytetarët janë të revoltuar për faktin se e kanë patjetër të paguajnë faturat e ujit ndërsa shërbime nuk marrin. Gjendja më kritike është në pjesët e epërme të qytetit, ku nga çezmat nuk rrjedh asnjë pikë ujë. Në çdo familje tetovare, fuçitë dhe shishet e mbushura me ujë janë pamje e rëndomtë.

Një sërë premtimesh nga ministra e kryetarë të komunave mbetën pa u realizuar. Premtimi më i fundit i kryetares së Komunës së Tetovës Teuta Arifi u dha në tetor të këtij viti e cila tha se uji nëpër çezmat e qytetarëve do të mbërrijë në fund të vitit, kur edhe pritet të përfundojë ndërtimi i stacionit filtrues.

Për sistemin e ri të ujësjellësit, Qeveria për herë të parë miratoi para të popullit në vitin 2002 me vlerë prej 145 milion denarë. 5 vite më vonë për fazën e parë të ujësjellësit të ri janë shpenzuar rreth 1,5 milion euro.
Në vitet 2009-2010 pushteti qendror ka dhënë 50 milion denarë para të popullit për ndërtimin e një pjesë të fazës së dytë të ujësjellësit. Dy vitet e fundit qeveria ka miratuar 2 milion euro para të popullit për këtë projekt. Shumën e njëjtë të parave e ka ndarë edhe pushteti aktual lokal përmes buxhetit të Komunës dhe përmes huasë së marrë.

Për 2 dekada, të dhënat tona flasin se autoritetet kanë miratuar dhe harxhuar rreth 9 milion euro për ujësjellësin e ri, para që mjaftojnë për realizimin e plotë të projektit, i cili edhe më tej nuk  ka përfunduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP