UNITETI: Zgjedhjet në Maqedoni do të jenë antikushtetuese dhe antiligjore

Partia UNITETI njofton se nesër (e martë) 25.10.2016, në ora 11, do të deponojë në Gjykatën kushtetuese “Nismë për inicim të procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit për shpallje të zgjedhjeve të parakohshme për deputetë, nga ana e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.”

Sipas kësaj partie, me këtë nismë kontestohet vendimi për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare pasi pa balansimin e njësive zgjedhore shkelet Neni 22 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë i cili garanton barazinë e së drejtës zgjedhore, si dhe Neni 51 nga Kushtetuta.

“Me këtë vendim thehen edhe norma të Kodit zgjedhor. Me këtë zgjedhjet janë antikushtetuese dhe antiligjore.”thonë nga UNITETI.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button