Rasti “Tenderët”, PSP propozon masë kujdesi për dy të dyshuar

Gjatë ditës së djeshme, deri te Gjykata Themelore Shkupi 1, në lidhje me hetimin në lëndën “Tenderët”, Prokuroria Speciale Publike (PSP), ka dorëzuar propozim për shqiptimin e masës së kujdesit për dy persona të dyshuar, me të cilën, është kërkuar që personat e dyshuar të paraqiten në Gjykatë një herë në javë – çdo të martë në ora 10:00, deri te personi i caktuar nga Gjykata Themelore Shkupi 1, njofton Portalb.mk.

PSP, njofton se për dy personat e dyshuar, gjithashtu është kërkuar që t’u merren dokumentet e udhëtimit, për shkak të ekzistimit të rrethanave për mundësi të ikjes.

Përndryshe, rasti “Tenderët”, që dje e hapi Prokuroria Speciale, ka të bëjë me kurdisje të një tenderi për ndërtimin e “Muzeut të VMRO-së”, në të cilin janë të dyshuar katër persona të punësuar në Ministrinë e Kulturës.

Për më shumë lexo: Rasti “Tenderët”, Ministria e Kulturës ka kurdisur tender për ndërtimin e “Muzeut të VMRO-së”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button