Janeva hapë dy hetime të reja, Andonov me kundër – konferencë për shtyp

Prokuroria Speciale Publike (PSP), sot në ora 11 në konferencë për shtyp do të publikojë dy raste të reja, njofton Portalb.

Zëvendësministri plotësues i MPB-së, Oliver Andonov, nëpërmjet statusit në rrjetin social “Facebook”, në të njëjtën kohë, kur është caktuar konferenca për shtyp ka caktuar edhe ai konferencë. Megjithatë, PSP, konferencën e saj e ka shtyrë për më orën 12:00.

andonov-1

Përndryshe, konferenca e PSP-së u paralajmëruar përpara dy ditëve. Prej mbrëmë, prokurorja speciale, Katica Janeva dhe disa prokurorë të ekipit të saj, janë në hapësirat e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) ku po kryejnë hetim në lidhje me përgjimet. Ashtu siç njoftoi Janeva në konferencë për shtyp, pas mesnatës, gjatë tërë kohës është përballur me bllokadë nga ana e zëvendësministrit të MPB-së, DSK-së dhe drejtorit të Byrosë për Siguri Publike.

LEXO: Janeva kujdestare në DSK: Kemi ngecur në vend, por nuk shkojmë pa e zbatuar urdhrin gjyqësor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button