Janeva kujdestare në DSK: Kemi ngecur në vend, por nuk shkojmë pa e zbatuar urdhrin gjyqësor

“Kaluan 12 orë dhe e dimë se opinioni janë të interesuar se si përgjigjet DSK-ja në kërkesat tona. Kemi ngecur, s’ka lëvizur asgjë, por nuk largohemi derisa nuk do të zbatohet urdhri gjyqësor dhe derisa fizikisht do të mbahem”, kështu deklaroi prokurorja speciale, Katica Janeva, mbrëmë në konferencën e PSP-së për media përpara Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjegjësisht përpara Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), të cilët dje në orën 11, me urdhër gjyqësor kanë hyrë për të marrë dokumentacion të cilët kanë të bëjnë me përgjigjet njofton Portalb.

“Ne nuk do të shkojmë derisa të kryhet urdhri gjyqësor, jemi duke bërë kujdestari të plotë, unë do të jem gjatë tërë mbrëmjes këtu”, tha Janeva.

Drejtori i DSK-së, Vladimir Atanasovski, thotë se ngecja është për shkaqe teknike, gjë që nuk varet nga ai, por nga operatori i sistemit i cili ashtu siç thotë drejtori i Zyrës për Siguri Publike, Mitko Çavkov, nuk është në pronësi të MPB-së ose të DSK-së, por të operatorit dhe vetëm person i autorizuar mund të ketë qasje në atë sistem.

mvr-sjo-5

“Do të veprojmë sipas urdhrit gjyqësor, por ajo duhet të jetë në bazë të dispozitave ligjore. Ajo do të thotë që të mos ketë ndalesë të masave të veçanta hetuese. Në urdhrin gjyqësor që e ka dorëzuar PSP, përfaqësuesi i operatori nuk mund të garantojë, nuk mund t’i ndajë, faktikisht masat e kryera të deritanishme aktive. Këtu jemi përballur, jemi marrë vesh me përfaqësuesin e operatorit që ata të dërgojnë ekspertë të tyre dhe në periudhën në vazhdim prej disa ditëve, nuk varet ajo nga DSK, por nga operatori, ajo do të kalojë”, deklaroi mbrëmë drejtori Atanasovski, transmeton Portalb.

Prokurorja e ekipit të Janevës, Lençe Ristoska, tha se ata kërkojnë të dhëna për numra të caktuar të cilët janë përgjuar në periudhë të caktuar dhe se dyshojnë se ato të dhëna i ka vetëm DSK-ja.

“DSK-ja, tani për tani, jo që s’ka vullnet, por tregon edhe mospasje të kapacitetit njerëzor dhe teknik të realizojë urdhër gjyqësor, që është e palejueshme për një institucion të rëndësishëm shtetëror siç është kjo. Nuk duam që të themi se a është me apo pa qëllim”, deklaroi prokurorja, Ristoska.

sjo-1

Ajo më tej shtoi se me informatat të cilat transmetohen në publik për ndërmarrjet të cilat janë të involvuar në rastin duhet të kihet kujdes pasi që ato ndihmojnë në rastin dhe siç thotë ajo, nuk do të kishin dashur t’ua prishin imazhin dhe punën.

“Problematik janë nga DSK, të cilët nuk e kryejnë urdhrin. Jemi të dëshpëruar që në kësi institucioni nuk ka resurse njerëzore as teknike për ta kryer urdhrin, përcjellë Portalb.

Për praninë e ish ministrit Mitko Çavkov dhe zëvendësministrin, Oliver Andonov, vendi i të cilëve nuk është në DSK, ata thanë se qasja e tyre ishte e pahijshme, ndërkaq theksuan se edhe drejtori i DSK-së, Anastasovski gjithashtu nuk ka bashkëpunuar dhe vazhdimisht ka qenë i rrethuar nga konsulentë të cilët e kanë këshilluar se si ta bllokojnë punën.

Ndryshe, PSP, ka hyrë me urdhër të gjykatës në ambientet e Sigurisë dhe Inteligjencës për inspektim të të dhënave kompjuterike të DSK për rastin “Puç” në mënyrë që të përcaktohet se kush, si dhe pse përgjoi dhe nëse ata ishin shërbimet vendase ose të huaja. PSP, sot do të mbajë konferencë për shtyp, në lidhje me dy hetime të reja, por nga institucioni në fjalë nuk shpjegon se për çfarë rastesh bëhet fjalë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button