Flet ministri i MPB-së Spasovski, për hyrjen e Janevës në DSK

“Prokuroria Speciale Publike (PSP), po e kryen punën për të cilën ka ardhur dhe gjithçka do të sigurohet që të respektohet dhe zbatohet urdhri gjyqësor dhe kërkesat e prokurorëve të PSP-së”, deklarohet ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në lidhje me hyrjen e PSP-së, në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, njofton Portalb.

Sipas tij, obstruksionet të cilat i ka pasur, tanimë janë tejkaluar dhe ekipi në krye me Katica Janevën, ka fituar qasje deri te dokumentet, të cilat janë lëndë e hetimit të tyre, d.m.th. po zbatohet urdhri gjyqësor.

“Ka pasur obstruksione dhe tentativa për anulim të procedurës, por ato tanimë janë tejkaluar dhe ekipi në krye me Janevën, kanë fituar qasje deri te dokumentet të cilat janë lëndë e hetimit të tyre. PSP e kryen punën për të cilën ka  ardhur dhe gjithçka do të sigurohet që të respektohet dhe zbatohet urdhri gjyqësor dhe kërkesat e prokurorëve të PSP-së”, deklaroi Spasovski.

LEXO: Janeva kujdestare në DSK: Kemi ngecur në vend, por nuk shkojmë pa e zbatuar urdhrin gjyqësor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button