Komuna e Aerodromit për 1 dekadë harxhoi 720 000 euro për qira

Raporti i Revizionit për punën e komunës Aerodrom, zbuloi se pushteti lokal kryetar i së cilës është Ivica Konevski pagoi 8000 euro në muaj për qira për ndërtesën e komunës. Edhe pse vitin e kaluar administrata e komunës ishte e zhvendosur në objekt tjetër në kërkim të qirasë më të vogël, në vend të harxhimeve më të ulëta, tani nga arka shpenzojnë 2000 euro më shumë, shkruan NovaTv, transmeton Portalb.mk.

Saktësisht, sipas zbulimeve të Revizionit, prej themelimit të komunës në vitin 2005 të punësuarit e administratës ishin të vendosur në një objekt me qira në rrugën “Benjamin Manxhukovski”.  Deri në fillim të vitit 2015 për qira kanë paguar nga 6000 euro në muaj, por për shkak se pronari kërkoi rritjen e së njëjtës është filluar procedurë për gjetjen e një objekti tjetër. Në prill janë zhvendosur në ndërtesën e Bulevardit “Jane Sandanski” numër 109 ku edhe sot është i vendosur komuna për çka nga arka paguajnë qira mujore prej 8000 eurosh.

Sipas raportit të Revizionit për vitin e parë, nga 1 prilli 2015 deri në 1 prill 2016, qiraja në vlerë prej 96000 euro është paguar paraprakisht, që është në Ligjin për prokurime publike sipas të cilës avans pagesa nuk mund të jetë më e madhe se 20%.

“Del se në periudhën e 10 viteve të kaluara, komuna në bazë të qirasë ka harxhuar mjete materiale në vlerë të përafërt me 720 000 euro dhe më tutje vazhdon të jetë pa objekt të vetë të veçantë në të cilën do të punonte administrata e komunës” shkruhet në raport.

Revizioni vlerëson se është e nevojshme udhëheqje e komunës Aerodrom t’i mendojë sërish harxhimet që dalin nga qiraja për objektin e komunës dhe rreziqet që dalin nga kjo mënyrë e zgjidhjes së çështjes me objektin.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button