Qeveria e Maqedonisë, në listën e donatorëve të fushatës zgjedhore të Hillary Clinton

Uikiliks të dielën publikoi emrat e donatorëve të fushatës zgjedhore të kandidates demokrate për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton, ku në mesin e tyre u gjet edhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Qeveria e Maqedonisë këtë donacion e ka kryer nëpërmes lobistit John Quinn.

Uikiliks, këto e-maile i publikoi pasi që e ka hakuar e-mailin, e drejtuesit të fushatës elektorale të Hillary Clintonit, John Podesta. Në shkëmbimin e e-maileve shihet dhe përpjekja e ish-sekretares amerikane të shtetit për të mbledhur sa më shumë fonde.

untitled4444

Portalb ka kontaktuar me shërbimin informativ të Qeverisë, të cilët pas shumë përpjekjeve, pranuan që t’u japim pyetje, me premtimin se më vonë do të na kthejnë përgjigje, në lidhje me atë se a është i vërtetë informacioni se Qeveria ka qenë donator i fushatës zgjedhore të kandidates demokrate Clinton dhe nëse, cili është arsyetimi i Qeverisë që me paratë e popullit të financojë agjendë të huaj politike.

Financimi i partive politike në Maqedoni, është e rregulluar me ligj. Sipas nenit 20, paragrafi 1, të ligjit për financim të partive politike në Maqedoni, partitë politike nuk mund të financohen nga Qeveritë, institucionet ndërkombëtare, organet dhe organizatat e shteteve të huaja dhe  persona tjerë të huaja.

Përndryshe, Uikiliks ka publikuar një shkëmbim e-mailesh për fushatën që nga prilli i 2015-ës ku shihet qartë një domosdoshmëri për të pranuar sa më shumë donatorë, qofshin këta qeveri të huaja apo përfaqësues të tyre.

Përveç Qeverisë së Maqedonisë, në listën e donatorëve janë edhe Partia Socialiste e Shqipërisë, Ambasada e Panamasë, Organizata Japoneze për Tregtinë e Jashtme, Qeveria e Serbisë, Agjencia për Investime të Jashtme e Kolumbisë, Ura e Fondeve për Qeverinë e Tranzicionit në Libi, Grupi Afrikan i Konsultimit, Ambasada e Japonisë, Republika Federale e Somalisë, Republika e Shqipërisë, Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Gjeorgjisë, Qeveria e Egjiptit si dhe ajo e Koresë së Jugut. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button