Maqedonia shënon Ditën ndërkombëtare të varfërisë, 150 000 qytetarë jetojnë me 40 denarë në ditë

1/3 e popullsisë së Maqedonisë jeton në prag të varfërisë. 150 000 qytetarë jetojnë me 40 denarë në ditë, kurse 26% e familjeve të varfëra nuk janë në gjendje të sigurojnë një pjatë me mish gjatë tërë javës, e lëre më të sigurojnë kushtet tjera për fëmijët e tyre apo drunj për ngrohje. Këto të dhëna i zbardhën sot kryetari i Komunës Qendër dhe Ministreshë për Punë dhe Politikë Sociale pranë shtëpisë përkujtimore “Nënë Tereza”, me rastin e shënimit për herë të parë në Maqedoni të “17 Tetorit”, Ditës Ndërkombëtare për luftën kundër varfërisë. Dy funksionarët konfirmuan se shteti duhet të bëjë shumë më shumë për qytetarët e saj dhe siguruan se në të ardhmen do të vazhdojnë bashkëpunimin me shoqatën “Projekti Lumturia” (Среќа), njofton Portalb.mk.

Kryetarja e shoqatës “Projekti Lumturia”, Kristina Arnaudova sqaroi para mediave se komuna Qendër, si komunë sipas saj, me nivel më të lartë të vetëdijes dhe si komunë me më shumë projekte sociale dhe Ministresha për Punë dhe Politikë Sociale kishin pranuar ftesën për bashkëpunim në aktivitete sociale, me të cilat do ta shënojnë 17 Tetorin.

“Shpresoj që nga viti në vit do ta shënojmë këtë ditë me më shumë aktivitete dhe se do të rritet vetëdija e institucioneve due popullatës për varfërinë, për numrin e madh të të varfërve dhe nivelin në të cilin jetojnë njerëzit”-tha Arnaudova.

Kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski tha varfëria është arsyeja e vërtetë e largimit të të rinjve nga vendi dhe se të gjithë duhet të bëjnë diçka për ta zvogëluar.

Ai sqaroi se Komuna Qendër, të gjithë shfrytëzuesve të ndihmës sociale iu siguron paketa të ndihmës sociale, kategorive të rrezikuara sociale iu siguron mjete materiale dhe drunj për ngrohje gjatë dimrit, si dhe këtë vit nga një nxënësi prej secilës nga 7 shkollat në komunë iu ka siguruar nga 50euro për tetë muaj.

Frosina Remenski

“RM në nivel evropian është një nga shtetet më të varfëra, si dhe kemi nivel shumë të lartë të papunësisë së të rinjve. Nga statistikat 40% e familjeve ndodhen në prag të varfërisë, jetojnë me 40 den. në ditë.”theskoi  Ministresha për Punë dhe Politikë Sociale, Frosina Remenski.

Ajo u zotua se deri në vitin 2020 varfërinë do ta zvogëlojnë deri nën 18%, po se kjo kërkon  revidimin e sistemit të tërësishëm të mbrojtjes sociale, që nuk do t’i përfshijë vetëm  njerëzit me të ardhura të ulëta, por dhe të gjithë  të tjerët që ndodhen në rrezik social.

Sipas saj, është e nevojshme të themelohet bankë shtetërore për ushqim që të mund të sigurohet shpërndarje e ushqimit më të mirë për fëmijët, të pastrehët, familjet që jetojnë në prag të varfërisë e të mos varen as nga mëshira e politikanëve e as nga bamirësia e qytetarëve.

“Duhet shumë më shumë të bëjmë sesa të mburremi me arkitekturën luksoze në Shkup për nevojat elementare të qytetareve dhe në luftën kundër varfërisë” theksoi ministresha, “RM ka shumë qytetarë humanë, këtë e kemi dëshmuar në periudhën e kaluar, por përgjegjësia qytetare është tjetër, detyra e institucioneve shtetërore është diçka tjetër, është shumë më e madhe sesa ajo që sot tregohet si politikë reale”.

14625359_1189524944451323_1417081079_n

Para mediave foli edhe kryetari i shoqatës “Вистински дела на лубезност”. Shoqatë kjo që çdo të shtunë ndan ushqim të ngrohtë për të 120-150 të pastrehëve tashmë 3 vite pranë shtëpisë përkujtimore “Nënë Tereza”. Ndërsa ushqimin e mbetur ua shpërndan qytetarëve të pastrehë, që për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të vinin deri në vendin ku shpërndahet ushqimi.

Kryetari i shoqatës “Вистински дела на лубезност” poashtu tha “I vizitojmë familjet e rrezikuara sociale në shtëpitë e tyre, njoftohemi me nevojat e tyre, i publikojmë në facebook. Qytetarët na lajmërohen me qëllim të donojnë ushqim a veshmbathje, të cilat pastaj ua dërgojmë familjeve të rrezikuara. I fotografojmë dhe ato i publikojmë në facebook, me qëllim që të ngrisim besimin tek njerëzit se gjithçka që ata kanë donuar në të vërtetë ka arritur në vendin e vërtetë.

“Sot është ditë e mirë për ta shënuar, por duhet të punojmë gjatë tërë vitit” porositi ai./Portalb.mk

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button