Rasti “Ngjala”, aktakuzë kundër ish kryetarit të Ohrit

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dorëzuar aktakuzë kundër ish kryetarit të Komunës së Ohrit, Aleksandar Petreski, për lëndën “Ngjala”, njofton Portalb.

Ashtu siç njoftojnë nga Prokuroria, Petreski ngarkohet për një padi penale të propozuar – keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar dhe për veprën penale korrupsion. Përveç Petreskit, me aktakuzën mbulohet edhe G.S., si ndihmës për një vepër penale – keqpërdorim të detyrës dhe  autorizimit zyrtar.

“Në nëntor të vitit 2013, Prokuroria për Ndjekjen e krimit të Organizuar dhe Korrupsionit solli urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër gjashtëmbëdhjetë personave, mes së cilëve për pesë zyrtar shtetëror të punësuar në Komunën e Ohrit dhe për pesë drejtues të kompanive. Të dyshuarit janë  ngarkuar se gjatë periudhës 2006 – 2013, gjatë kryerjes së prokurimit publik për nevojat e Komunës Ohër, kanë kryer vepër penale – keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar dhe vepra tjera penale, për të cilat persona tjerë juridik kanë arritur të fitojnë në mënyrë të paligjshme rreth 112 milionë denarë, gjegjësisht 1.8 milionë euro, të cilat kanë shkuar në dëm të Komunës”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë, transmeton Portalb.

Gjatë muajit të kaluar, Prokuroria për pesë të dyshuarit B.K., S.K., Z.SH., E.S. dhe J.L. ka arritur propozim – marrëveshje. Të  dyshuarit, si ndihmës ndaj bazës së propozim – marrëveshjes, janë dënuar me aktgjykime për një vepër të propozuar penale – keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar. Nga Prokuroria nuk e cekin lartësinë e dënimit.

Për nëntë të dyshuarit tjerë, të përfshirë në hetimin për lëndën “Ngjala”, është sjellë urdhër për ndalim të procedurës.

Petreski, ka kaluar pesë muaj në paraburgim, ndërkaq në prill të vitit 2015, Gjykata ka pranuar ofertën e garantuar dhe ai u lëshuar nga paraburgimi.

Më poshtë mund ta shihni videon zyrtare të MPB-së, gjatë kryerjes së aksionit policor “Ngjala”, më 21 nëntor të vitit 2014:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button