Arrestohet Ish kryetari i komunës së Ohrit Aleksandar Petreski
Ish kryetari i komunës së Ohrit Aleksandar Petreski është arrestuar nga forcat policore, jo zyrtarisht mëson A1on. Për këtë ende nuk ka njoftim nga policia.
Sipas informacioneve jozyrtare, Petreski dhe 13 të tjerë janë arrestuar me dyshimin se kanë bërë kriminalitet me furnizimet publike në komunën e Ohrit, duke punuar si grup i organizuar. Sipas televizionit Alfa në këtë mënyrë kanë fituar mbi dy milion euro.
Aleksndar Petreski ka qene dy mandate kryetar i komunës së Ohrit.