ANALIZË: Maqedoni, Komunat dhe vendet e vogla zbrazen nga “murtaja e bardhë”

Më shumë se 8.800 persona gjatë vitit 2015 e kanë lëshuar vendin e jetesës dhe kanë shkuar në tjetër qytetet, komunë ose e kanë lëshuar Maqedoninë. Të dhënat e fundit për lëvizjet e migrimit të cilat i ka publikuar Enti Shtetëror i Statistikave, tregojnë se gjatë vitit të kaluar, Maqedoninë e kanë lëshuar 767 qytetarë. Përveç me “murtajë të bardhë”, vendi në plan të brendshëm përballet edhe me një problem serioz i cili ndjeshëm e ndryshon fotografinë demografike, ajo është ulja e lindjeve, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk.

Vala e migracionit po i largon të rinjtë…

Gjatë vitit 2015, Maqedoninë e kanë lëshuar 1.016 persona, prej tyre 767 kanë qenë shtetas të Maqedonisë, ndërkaq 249 kanë qenë të huaj me qëndrim të përkohshëm në vend. Sipas të dhënave nga statistikat shtetërore, në vitin 2015 në plan të brendshëm dhe të jashtëm, kanë migruar gjithsej 8.050 persona, që do të thotë se një pjesë e tyre kanë ikur jashtë vendit dhe një pjesë kanë migruar në një qytet ose vend tjetër në të njëjtën komunë.

Në periudhën e njëjtë të analizuar, vetëm 259 qytetarë të Maqedonisë janë kthyer nga jashtë vendit. Matjet zbulojnë se në goditje të migrimeve janë qytetet dhe vendet e vogla, ku numri i banorëve është në ulje të vazhdueshme. Kështu për shembull nga Bogovina, vjet kanë ikur 14 persona, ndërkaq nga Bërvenica 10. Në goditje të “murtajës së bardhë” janë edhe Dibra, nga ku vetëm për një vjet, jashtë vendit kanë ikur 34 persona, ndërkaq nga Dellçeva 29. Vetëm nga Jegunovca gjatë vitit 2015, jashtë vendit kanë shkuar 67 persona, ndërkaq 45 të tjerë kanë ikur për të jetuar në një komunë apo vend tjetër. Në goditje të valës së migrimit është komuna e vogël, Kamenica, nga ku vetëm për një  vjet jashtë vendit kanë shkuar 11 persona. Treguesit serioz për Ohrin turistik, tregojnë se gjatë vitit 2015, këtë qytet e kanë lëshuar 384 persona për të shkuar jashtë vendit, ndërkaq në Tetovë gjatë po të njëjtës periudhë për jashtë  vendit kanë migruar 142 persona.

Si vende më atraktive për migrim janë, Amerika, Australia, Gjermania, Italia dhe Zvicra. Por, matjet e reja tregojnë se gjithnjë e më shumë banorët migrojnë edhe në destinacionet të reja të Evropës. Kështu, për shembull gjatë vitit 2015 për në Belgjikë kanë migruar 12 persona, ndërkaq në Danimarkë 11. Austria dhe Zelanda e Re, ngelen si vendet më atraktive për migrim, ku gjatë vitit të kaluar kanë shkuar 128 persona nga Maqedonia.

Në kërkim të kushteve më të mira për jetesë…

Nëse analizohet migrimi i brendshëm nëpërmjet këndvështrimit të moshës, të dhënat tregojnë se madje 48.4% nga njerëzit që e kanë lëshuar vendin e jetesës janë të moshës nga 15 deri më 29 vjet, ndërkaq 46.3% janë persona të moshës nga 30 deri në 64 vjet. 5.3% të tjerët, bien në grupit e më të rinjve deri më 14 vjet dhe atyre më të vjetërve mbi 65 vjet.

Si arsye kryesore me pjesëmarrje prej 52% për migrim të brendshëm, gjegjësisht migrim prej një vendi në një vend, komunë apo qytet tjetër, është martesa, ndërkaq më pas vijnë arsyet familjare, punësimi, shkollimi ose arsye tjera, transmeton Portalb.mk.

Nga ana tjetër të dhënat tregojnë se në vitin 2015 ka vazhduar rënia e lindjeve në vend i cili tani është 1.3%, që është në njërin ndër nivelet më të ulëta.

“Sipas të dhënave të të, rritja e natalitetit apo lindjeve është 1.3%. Nga vitit 1994 Maqedonia vazhdimisht përballet me problemin e zvogëlimit të natalitetit, e cila tregon dallimin mes të vdekurve dhe të lindurve. Vetëm si shembull, në vitin 1994 ai numër ka qenë 15.772m ndërkaq nataliteti ka qenë 2.614, që është zvogëluar për 6 herë”, komentojnë statistikuesit për “Portalb”, duke theksuar se pas trendëve të këtilla qëndrojnë arsye numerike.

Që ta stimulojë natalitetin ose rritjen e lindjeve, Qeveria gjatë vitit 2009 dhe 2010 ka zbatuar masa të cilat kanë pasur të bëjnë me rritjen e natalitetit e cila i ka stimuluar të gjithë familje që t’u jep mjete financiare për të gjithë ata që të lindin fëmijën e tretë dhe të katërt.

“Nga viti 2011 deri në vitin 2014, procedura e natalitetit është ulur, madje edhe nga vitit 2015 kur ishte 1.9. Kjo vë në dukje faktin se efekti i masës nuk korrespondon me qëllimin e vendosur, gjegjësisht rritja e numrit të fëmijëve të tretë nuk është e mjaftueshme që ta mbushë, mungesën e fëmijëve të parë dhe të dytë nga numri i përgjithshëm i nataliteti”, thuhet në analizën e Institutit “Finance Think”, në lidhje me efektet dhe subvencionimin e fëmijës së tretë.

Tregues negativë për natalitetin ka edhe për Rajonin e Vardarit, Lindjes dhe Pellagonisë, që do të thotë se në këto rajone më shumë njerëz kanë vdekur se sa janë lindur, që sipas ekspertëve është edhe një faktor i cili ndikon ndjeshëm ndaj fotografisë së përgjithshme demografike në vend. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button