Edhe 30 paraburgim për gazetarin Zoran Bozhinovskin

Këshilli Penal në kuadër të Gjykatës Themelore Shkup 1 -­ Shkup, duke vepruar për propozimin e Prokurorisë Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion për vazhdimin e masës së paraburgimit për gazetarin Zoran Bozhinovski, ka sjellë vendim me të cilin e ka pranuar propozimin e prokurorisë dhe e ka vazhduar masën e arrestit për 30 ditë, informojnë nga Gjykata Penale, njofton Portalb.

“Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion me propozimin për vazhdimin e masës së paraburgimit shtroi edhe aktakuzë kundër personit të njëjtë për shkak të dyshimit se ka kryer vepra penale Bashkim kriminel nga neni 394 paragrafi 2, Spiunim nga neni 316 paragrafi 3 lidhur me nenin 45 dhe Kushtëzim nga neni 259 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 19 nga Kodi Penal, i cili në pajtim me dispozitat e Ligjit të vjetër për procedurë penale, sipas së cilës udhëhiqet kjo lëndë, do të sistemohet te gjykatësi për veprim të mëtejmë, me ç’rast opinioni do të informohet në kohë”, theksohet në kumtesën e Gjykatës.

Përndryshe, Zoran Bozhinovski, është arrestuar më 21 prill në Novi Sad nga autoritetet serbe, ndërkaq një ditë pas ështëekstraduar në Maqedoni.

Arrestimi i Bozhinovskit është kryer me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë, ndërkaq në bazë të fletarrestimit ndërkombëtar është ngritur kundër tij në vitin 2013, si i dyshuar në rastin “Spiuni”.

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë ka shprehur dëshprimin dhe shqetësim lidhur me vendimin e autoriteteve serbe për ekstradimin në Maqedoni të gazetarit Zoran Bozhinovski.

SHGM ka siguruar mbrojtje juridike për kolegun Bozhinovski dhe ka kërkuar nga Zyra e Avokatit të popullit, Ixhet Mehmeti, ta vizitojë në burg gazetarin.” thuhet në kumtesën e SHGM.

Federata ndërkombëtare e gazetarëve, në Kongresin e 29-të, që u mbajtë nga data 7-10 qershor në qytetin Angers në Francë, ka miratuar një rezolutë urgjente, me të cilën dënojnë pushtetin në Maqedoni për arrestimin e gazetarit Zoran Bozhinovski, njoftojnë nga Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë, transmeton Portalb.

FNG arrestimin e Bozhinovskit e cilësojnë si praktikë jo demokratike.

KNG ka shprehur gatishmëri për t’i përkrahur përpjekjet e SHGM-së për mbrojtjen e lirisë së mediave dhe të drejtave të gazetarëve./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button