Euro – obligacioni për herë të dytë ofrohet për shitje

Pas anulimit të shitjes së euro – obligacionit prej 650 milionë euro, ajo përsëri është ofruar në shitje, shkruan “Rojters”, transmeton Portalb.

Para pesë ditëve, Maqedonia e anuloi dhënien e euro-obligacionit shtatëvjeçar pasi që anëtarët e LSDM-së, nëpërmjet letrave deri te grantet bankare e kanë kontestuar legalitetin e procedurës.

Në letër është shkruar se vendi nuk ka mekanizma të përshtatshme ligjore për dhënien e euro – obligacionit dhe nëse jepet, është e mundshme që të shkelen disa ligje dhe rregulla të caktuara në Maqedoni.

Opozita e përshëndeti anulimin, por edhe paralajmëroi për rrezikun nga “krimi financiar”, gjegjësisht që përsëri të hidhet në shitje.

LEXO: 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button