Ja çfarë tha Zaev në takimin me Nuland

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, Radmilla Sheqerinska, Oliver Spasovski, Damjan Mançevski, Renata Deskoska dhe Robert Popovski, sot u takuan me ndihmës-sekretaren e SHBA-së për Evropë dhe Azi Viktorija Nuland dhe ambasadorin e SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli, njofton Portalb.

Në takim është biseduar për krizën politike në Maqedoni dhe zgjidhjen e saj sa më të shpejtë.

“Ëstë theksuar se është periudhë kyçe për arritjen e marrëveshjes për kushtet e patjetërsueshme për zgjedhjet korrekte dhe të rregullta. Bashkë është konstatuar se patjetër duhet të sigurohet listë e pastër zgjedhore, raportim objektiv të mediave dhe plotësim të kushteve. Gjithashtu është konstatuar se është e mundur që të zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen në muajin nëntor”, thonë nga LSDM.

Nuland, Bejli - LSDM
Nuland, Bejli – LSDM

Nga partia opozitare gjithashtu njoftojnë se është e patjetërsueshme të formohet Qeveri e cila do t’i organizojë zgjedhjet e rregullta, në të cilat do të vendoset, siç thonë ata vullneti i lirë i qytetarëve pa dallim të ndryshimeve të cilat do t’i bëj pushteti në ligjin për punë të brendshme, transmeton Portalb.

“Qeveria patjetër duhet të formohet në bazë të Marrëveshjes së Përzhinos. Zgjedhjet e shpejta dhe demokratike do ta shpëtojnë Maqedoninë nga fundosja ekonomike dhe financiare e shtetit dhe mënyrës jo-demokratike të mënyrës së qeverisjes në dëm të perspektivave euro-atlantike. Pushteti me qëllimin për zmadhimin e borxhit nëpërmjet euro-obligacioneve, me ligjin për reklamave qeveritare, me ligjin për MPB-në, u bën dëme të mëdha interesave të qytetarëve dhe Maqedonisë”, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Përndryshe, LSDM njofton se në takim është theksuar edhe nevoja për pavarësimin e plotë të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), puna profesionale e gjyqësorit dhe MPB-së me PSP-në, por edhe nevoja për mbështetje të PSP=së nga subjektet politike. /Portalb

LEXO: Nuland: Gjykata Speciale opsion i mundshëm

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button