“Për drejtësi”: Dënim maksimal për vrasësin e Almirit të vogël (FOTO+VIDEO)

Nën organizim të OJQ “Zani”, mijëra protestues, sot në Kumanovë dolën në rrugë për ta shprehur revoltën në lidhje me rastin e Almirit të vogël, i cili ndërroi jetë  ditë më parë pasi që u godit qëllimisht nga B.I me veturë, pas një zënke banale me të atin e fëmijës afër Spitalit të Kumanovës, raporton Portalb.

Që nga fillimi organizatorët kanë kërkuar që të respektohen rregullat e protestës dhe ata të jenë paqësore, ndërkaq politikanëve u është bërë thirrje që të mos dalin në rendin e parë të marshit.

Protestuesit me thirrje deri te autoriteteve kompetente që vrasësit të vogëlushit nga Kumanova t’i shqiptohet dënimi maksimal.

OJQ "Zani"
OJQ “Zani” në protestë

“Jemi mbledhur sot që në mënyrë paqësore të shprehim revoltën tonë qytetare për aktin makabër të vrasjes së Almirit. Kushto që kryen një akt të tillë duhet të dënohet në përputhje me Kushtetutën dhe Kodin Penal të RM-së. Ardhmëria e çdo shoqërie janë fëmijët dhe kur të cenohet jeta dhe integriteti i tyre atëherë cenohet edhe ekzistenca e tërë shoqërisë”, thanë nga OJQ “Zani”.

Ata shtojnë se drejtësia është mënyra për ta shmangur hakmarrjen jashtëgjyqësore si dhe një satisfaksion moral për viktimat.

“Humbja e një jetë fëmije është një akt i cila në asnjë mënyrë nuk mund të kompensohet, por dhënia e dënimit maksimal kryerësit, sado pak zbutë dhembjen e shkaktuar. Shpresojmë dhe besojmë që të gjitha institucionet përkatëse ta zbatojnë drejtësinë dhe të jenë konstruktiv në drejtim të dhënies së dënimit të merituar kryerësit – dënimin maksimal. Maqedonia edhe njëherë i ka në test institucionet e veta dhe sundimin e ligjit për të gjithë njësoj pa diskriminim – i japim përkrahje maksimale që ta kalojë këtë test”, shtojnë nga “Zani”.

Ata gjithashtu apelojnë deri te të gjitha subjektet që të kontribuojnë në këtë drejtim dhe, sipas tyre, të paktën vetëm një herë t’i lënë anash interesat e tyre politike ose interesat tjera karshi një interesi njerëzor.

LEXO: Iu dha lamtumira e fundit Almirit të vogël, mijëra persona në varrim (FOTO-VIDEO)

LEXO: Rasti i Almirit të vogël, famijlarët apelojnë për qetësi

13598899_10210018230635018_430483199_n

13598899_10210018230635018_430483199_n

Protesta për Almirin 4 vjeçar
13578829_10210018212594567_1302697282_n

13599690_10210018208514465_1641802509_n

Protesta për Almirin 4 vjeçar
Protesta për Almirin 4 vjeçar

Protesta për Almirin 4 vjeçar

13617365_10210018064270859_2012982232_n

13608165_10210017987708945_1922227385_n

13618240_10210017988588967_591008139_n

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button