Lëvizja Besa: Vazhdojnë eksperimentet në Kumanovë

Lajmi se një familje shqiptare e Kumanovës ka qenë viktimë e disa dhunuesve maqedonas, ndërsa një fëmijë shqiptar po lufton për jetë, edhe një herë e riktheu frikën dhe dronë se mos po përsëriten ngjarjet dhimbshme, plagët e të cilave ende nuk janë tharë”, reagojnë nga Lëvizja  Besa.

Lëvizja Besa, si[ shkruhet në komunikatë, e dënon këtë rast dhe kërkon nga MPB-ja që sa më shpejt ta zbardh rastin dhe dhunuesit ta marrin dënimin e merituar.

“Me këtë rast Besa e pyet BDI-në se a do jetë edhe Agim Nuhiu shikues pasiv si Xhelal Bajrami dikur, që vështronte dhe bënte karrierë derisa shqiptarët burgoseshin dhe gratë shqiptare tërhiqeshin zvarrë? Ky është edhe një test që partia shqiptare në pushtet ta dëshmojë veten se a është në shërbim të popullit të vet apo vazhdon të jetë në shërbim të shefit”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button