Shkup, afatet kalojnë, kush duhet të ulet bashkë me liderët?

Deri  mbrëmë vonë, partitë nuk patën asnjë njoftim se a do të mbahet takim liderësh sot në Shkup, edhe pse, siç mësohet,  takimet ndërpartiake kanë filluar që javën e kaluar, por në nivele të ulëta, njofton Dojçe Vele.

Partitë janë të përmbajtura, dhe nuk njoftojnë nëse  është arritur ndonjë kornizë marrëveshje për fillimin e bisedimeve të reja, që pritet të sjellin dalje nga kriza. Disa nga partitë e vogla politike në Maqedoni reaguan duke i vlerësuar negociatat mes liderëve si jo-gjithëpërfshirëse, jo-transparente dhe të fshehura gjatë përgatitjes së procesit bisedues dhe kërkuan te marrin siç u shprehen “ulësen e pestë “ në tryezën e bisedimeve.

“Përfaqësuesit e VMRO-së dhe BDI-së, nuk kanë kredibilitet të flasin për reforma, stabilitet dhe zgjedhje korrekte, sepse ata i bllokuan gjithë proceset pozitive në Maqedoni. Propozojmë që të formohet qeveri reformuese, e cila do të ketë obligim të realizojë reforma kreative, dhe te krijojë kushte për zgjedhje korrekte”, tha Pavle Trajanov, lider i Lidhjes Demokratike, parti e cila tash është  pjesë e koalicionit “Për drejtësi dhe ndryshime”.
Ky koalicion insiston që në procesin bisedues, në formë aktive te jenë të kyçura gjitha partitë, mediumet si dhe qytetarët .Organizatat qytetare, formalisht akoma nuk e kanë kërkuar ulësen e gjashtë, por presin që kërkesat dhe propozimet e tyre, seriozisht te merren parasysh gjatë bisedimeve. 

LEXO: Liderët partiak nuk mund t’a bindin veten për t’u ulur në tavolinën e bisedimeve

Orkestra dhe publiku 

A humbet besimi në atë që katër lider mund ta ofrojnë si zgjidhje të krizës?

Burime të kyçura  ne procesin bisedues vlerësojnë se është vështirë të vihen kritere sipas të cilave dikush do të fitonte ulësen e pestë apo te gjashtë në bisedime.

“A e dini sa parti dhe organizata qytetare ka? Sipas cilit kriter, njëra do hynte në bisedime ndërsa pala tjetër jo? Ajo që është  thelbësore, është të gjitha propozimet e tyre, te vihen shtruar në tryezë, a jo sa ulëse do të ketë, dhe a do te ketë  transmetim të drejtpërdrejtë, siç kërkon dikush – bisedime transparente përpara kamerave. Nëse do futemi në një debat të tillë, do të ndryshoje pesha e bisedimeve, dhe do të shpërlahet procesi në tërësi”, vlerësojnë bashkëbiseduesit për DW.

Dhe përderisa katër liderët nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinës,  janë në “stend-baj” në pritje takimi të realizohet që nga nesër e tutje, siç dikush kërkon, në pritje janë edhe nga Revolucioni i Larmë. Ata çdo ditë kujtojnë edhe sa ka mbetur deri ne datën 18 qershor, afatin që dhanë  për realizimin e kërkesave te tyre, të cilat janë të përkrahura dhe nga opozita.
Ne koalicionin opozitarë vlerësojnë se është koha për raunde te reja bisedimesh, sepse janë  plotësuar dy  parakushte kryesore: zgjedhjet u shtynë, dhe u tërhoq në tërësi abolimi apo falja e presidentit Ivanov.

Shpresojnë se pastrimi i listës zgjedhore, zbatimi i reformave mediale dhe siguria se Prokuroria Speciale Publike do ta bëjë punën e vetë pa ndërprerë, është ”paketa minimale”  e kushteve që do të mundësojnë zgjedhje korrekte dhe të drejta për të gjithë në fund të tetorit ose në fillim të nëntorit. E tërë kjo do të realizohet gjatë qeverisjes së një qeverie kalimtare, e cila që nga 1 korriku deri atëherë do të ketë ne dispozicion disa muaj t’i përgatisë kushtet për zgjedhje të lira dhe të rregullta, në rezultatet e të cilëve me vonë askush nuk do të dyshojë.

Prokuroria Speciale edhe me tej në  shënjestër

Plani i këtillë opozitar nuk gjen mbështetje nga Qeveria. Nga BDI vlerësojnë se nuk ka kushte për zgjedhje deri në fund të vitit, sepse është e pamundur deri më 1 korrik të formohet qeveri e cila do ti organizojë zgjedhjet. Nga VMRO-DPMNE mbesin në qëndrimin se qeveri teknike do duhet të formohet vetëm 100 dite para zgjedhjeve, ndërsa për tu marrë vesh rreth datës së zgjedhjeve ata kërkojnë që LSDM fillimisht të  jep vërtetim se lista zgjedhore është pastruar. Por, kjo nuk është pengesa e vetme.

Derisa opozita pret që Gjykata Kushtetuese të sqarohet për kushtetutshmërinë e ligjshmërisë së  Prokurorisë Speciale, ky institucion bëhet shënjestër e sulmeve edhe më të nxehta dhe të ashpra nga mediat  pro-qeveritare, por edhe e liderit të VMRO-DPMNE-së personalisht, i cili javën e kaluar për herë të parë dha deklaratë në gjykatë si i dyshuar në  një nga lëndët e Prokurorisë Speciale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button