Përfaqësuesi gjerman Hajndëll sot në Shkup, a do të zgjidhet kriza politike?

I dërguari special i Gjermanisë për Maqedoninë dhe njëkohësisht ambasador në Vjenë, Johanes Hajndëll, sot dhe dhe nesër do të qëndrojë në Shkup, ku do të bisedojë me përfaqësuesit e katër partive politikë nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, njofton Portalb.

Në agjendën e tij janë takimet me katër liderët e partive politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, ambasadorin e SHBA-së dhe atë të BE-së.

Në kumtesë nuk është e shkruar se Hajndëll do të ketë takim me presidentin Ivanov.

Shefi i diplomacisë gjermane, Frank Vallter Shtajnmaer, javën e kaluar, Johanes Hajndëllin e ka emëruar përfaqësues special për Maqedoninë i cili do të duhet të ndërmjetësojë për zgjidhjen e krizës politike.

Përfaqësuesi special, ashtu siç është publikuar në postimin e MPJ-së gjermane, në koordinim me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, do të ndërmjetësojë për zgjidhjen e krizës, transmeton Portalb.

Poposki: Ardhja e Hajndëllit sinjal pozitiv nga Berlini

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki konfirmoi se Hajndëll sot do të arrijë në Shkup, duke e vlerësuar atë si sinjal pozitiv nga Berlini. Sipas tij, bëhet fjalë për sinjal pozitiv me vetë faktin që, si[ thotë ai, Gjermania tregon interes se dëshiron të jetë më direkt e kyçur në proceset të cilat ndodhin në rajonin tonë më të gjërë dhe konkretisht në RM, transmeton Portalb.

“Ka së paku dy punë për të cilat Gjermania mund të na ndihmojë. E para ka të bëjë me përforcimin e kredibilitetit të shumë premtimeve të përsëritura për atë se Maqedonia ka të ardhme në suaza të BE­së. Dhe mendoj se kjo është sinjal të cilin duhet ta presim nga Berlini. Dhe puna e dytë është sinjali se ekziston interes që Gjermania të përfshihet me çka de fakto dërgohet edhe sinjal se nuk jemi lënë vetëm në vehte në një periudhë kohore të gjatë të kemi pavarësi rreth mundësive në përgjithësi të afrohemi drejt BE­së në kushte në të cilat vetë BE­ja është përballur me sfida personale”, tha Poposki

Makineria gjermane përvesh duart për Maqedoninë, çfarë pritet?

Mossuksesi i BE-së dhe SHBA-ve për ta zgjidhur krizën politike në vend, ka shtyrë Gjermaninë që të ndërmarrë një diplomaci paksa më ofensive në këtë drejtim. Shefi i diplomacisë gjermane, Frank Vallter Shtajnmaer, ka emëruar përfaqësues special për Maqedoninë në të cilën do të duhet të ndërmjetësojë për zgjidhjen e çështjes politike, shkruan Portalb.mk.

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare Selim Ibraimi, në deklaratën e tij për Portalb tha se Gjermania po merr një rol më aktiv në Ballkan. Sipas Ibraimit, që nga Samiti i vitit 2015, roli i Gjermanisë dhe fuqia e Berlinit po bëhet më e konkretizuar në ndërmjetësimet ndërkombëtare.

Mund të konsiderohet edhe si rizgjmi i Gjermanisë së Bismarkut, shton më tutje Ibraimi, për një baraspeshë të re në Ballkan, e cila fillon nga Maqedonia.

Tanimë nuk ka dyshim Gjermania ka një rol domimant në BE, konsideron politologu Muhamed Jasharit. Ai kujton se viteve të fundit u dëshmua se përmes veprimeve të saj Gjermania ka marrë supermacinë gjeopolitike të Evropës, ndoshta për herë të parë që pas luftës së Dytë Botërore.

Jashari për Portalb ka sqaruar edhe raportet e Maqedonisë me Gjermaninë dhe esencën e bashkëpunimit, mes këtyre dy shteteve, përcjellë Portalb.

Edhe Malinka Ristevska, njohëse e çështjeve europiane, mendon se prezenca më e theksuar e Gjermanisë në zgjidhjen e krizës do t’i japë kahje tjetër- pozitive, rrugëtimit për gjetjen e zgjidhjes.

Kush është Hajndëll?

Hajndëll, ka lindur në vitin 1956 në Munih. Ka qenë gazetar, diplomat ndërsa nga korriku 2015 është ambasador i Gjermanisë në Austri.

Hajndëll ka punuar si gazetar në radion e Bavarisë, para se të hyjë në shërbimin diplomatik në vitin 1987.

Ka qenë i punësuar në ambasadën gjermane në Jugosllavi ndërsa më pas me këmbim është punësuar në Departamentin shtetëror amerikan, përcjellë Portalb.

Hajndëll mes viteve 2001-2004 ishte shefi i repartit për Ballkanin Perëndimor ndërsa në pas deri vitin 2006 përfaqësues për Evropën Juglindore dhe Turqinë para se emërohet zv- shef në misionin e SHBA-së nga viti 2009.

Nga 3 shtatori 2009 deri vitin 2011 ka qenë ambasador në Çeki ndërsa prej korrikut 2015 është ambasador gjerman në Austri. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button