Poposki: Ardhja e Hajndëllit sinjal pozitiv nga Berlini

­ Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki konfirmoi se përfaqësuesi special gjerman për Maqedoni ambasadori Johanes Hajndëll nesër do të arrijë në Shkup, duke e vlerësuar atë si sinjal pozitiv nga Berlini.

“Bëhet fjalë për sinjal pozitiv me vetë faktin që Gjermania tregon interes se dëshiron të jetë më direkt e kyçur në proceset të cilat ndodhin në rajonin tonë më të gjërë dhe konkretisht në RM. Ka së paku dy punë për të cilat Gjermania mund të na ndihmojë. E para ka të bëjë me përforcimin e kredibilitetit të shumë premtimeve të përsëritura për atë se Maqedonia ka të ardhme në suaza të BE­së. Dhe mendoj se kjo është sinjal të cilin duhet ta presim nga Berlini. Dhe puna e dytë është sinjali se ekziston interes që Gjermania të përfshihet me çka de fakto dërgohet edhe sinjal se nuk jemi lënë vetëm në vehte në një periudhë kohore të gjatë të kemi pavarësi rreth mundësive në përgjithësi të afrohemi drejt BE­së në kushte në të cilat vetë BE­ja është përballur me sfida personale”, tha Poposki i cili sot u drejtua në ligjëratë para studentëve nga Akademia diplomatike vjenase në MPJ-­në e Maqedonisë. I pyetur se cila do të ishte mënyra të shpëtohet rekomandimi i KE-­së për fillim të negociatave në kontekst të deklaratës së djeshme të euroambasadorit Aivo Orav për tejkalim urgjent të krizës politike dhe nëse ka informata se cilat do të ishin masat ndaj Maqedonisë përderisa rekomandimi tërhiqet, Poposki theksoi se nuk do të dëshironte aspak të flasë për skenar të tillë në të cilin rekomandimi do të tërhiqej.

“Ajo do të ishte negative për Maqedoninë në cilindo aspekt, nga aspekti ekonomik dhe politik, si dhe nga aspekti i aspiratave tona për anëtarësim në BE. Për atë mendoj se duhet të bëjmë gjithçka që mos të ndodhë diçka e tillë dhe mendoj se këtë duhet ta shohim në një kornizë më të gjërë. Maqedonia veçmë gjashtë vite ka dëshmuar, treguar dhe ajo është konfirmuar edhe nga KE­ja dhe nga PE­ja, se është e aftë dhe nuk ka kurrfarë pengesa të udhëheq negociata për anëtarësim në BE. E dimë se cila është pengesa kyçe për udhëheqje të negociatave. Gjithsesi se në atë periudhë kohore më i madh është rreziku të rriten frustrimet dhe të humbet nga pamja fotografia më e gjërë për anëtarësim të Maqedonisë në BE”, tha Poposki.

Por, shtoi ai, këtu ekzistojnë obligime të dyfishta nga ana e Maqedonisë, por edhe nga ana e BE-së.

“Nga njëra anë sfidat me të cilat përballemi ne në plan politik janë jashtëzakonisht sfida të cilat duhet t’i tejkalojmë me resurse të Maqedonisë, me përpjekjet tona dhe me dialog mes atyre me të cilët vendosim në RM. Nga ana tjetër partnerët tanë evropian duhet të na ndihmojnë se kur ndodh ajo vijon nga ana tjetër dora e ofruar përkatësisht sigurimi i procesit kredibil për inkuadrim të RMsë drejt BE­së dhe atë, mendoj është e drejtë ta presim”, deklaroi Poposki. Ai u dakordua se në këtë moment në fokusin e krizës politike, e cila thotë, zgjat një periudhë më të gjatë kohore dhe na kushton shumë që t’i mos i përkushtohemi asaj, por nënvizoi se kjo duhet të tejkalohet falë përpjekjeve të cilat ne duhet t’i bëjmë në RM. “Por, kjo do ta ndante nga fakti se një periudhë të gjatë kohore në kushte në të cilat kishte krizë politike, ndërsa kishte rekomandim për zhvillim të negociatave, kjo nuk ndodhi. Por mund ta paramendoni se një vend si Maqedonia e cila është aq e hapur dhe aq e lidhur me fqinjësinë dhe ku tregimi evropian është faktor më i fuqishëm koheziv, nëse e përjashtoni nuk do të ketë pasoja negative. Por mendoj se duhet të kërkojmë diku në vend tjetër. Përgjegjësia jonë është dhe me resurset tona do ta tejkalojmë këtë krizë. Por, nuk duhet të harrohen edhe ata që dëshirojnë ta mbajnë këtë proces në tryezë gjegjësisht të gjithë partnerët në BE se duhet më një orë më shpejteë pastaj të shpërblehemi me zhvillim të negociatave me BE­në”, i përpiktë Poposki.

I pyetur deri ku ka arritur procesi për gjetjen e zgjidhjes për krizën politike, theksoi se çdo orë e më shpjet e arritjes së zgjidhjes është më mirë dhe përsëriti se çfarëdo vendimi duhet të jetë prodhim i faktorit politik të Maqedonisë në RM, sepse, thotë, vetëm një zgjidhje e tillë mund të jetë e qëndrueshme në një periudhë më të gjatë kohore. Për situatën në Idomeni ku ende janë të stacionuar mbi dhjetë mijë refugjatë në kufirin MaqedoniGreqi nga ana greke, shefi i diplomacisë së Maqedonisë vlerësoi se kjo është sfidë e madhe për ne, por edhe për autoritetet greke, sepse qëllimi është, thotë, ata sa më shpejtë të vendosen në qendrat për pranim të refugjatëve.

Kjo është, thekson, jo vetëm i interesi ynë por edhe i Greqisë të ndodh më shpejtë për shkaqe humane ­ për shkaqe sigurie sepse shumë lehtë këto persona mund të bëhen viktima të kontrabandimit me njerëz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button