Kryetari i shoqatës së gazetarëve, Naser Selmani

“Roli i Ali Ahmetit në krizën aktuale në Maqedoni është tërësisht destruktiv. Politika e tij ka dështuar në të gjitha drejtimet. Ali Ahmeti, bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë dhe partia e tij na kanë dëshmuar botërisht se ata nuk janë në gjendje të përfaqësojnë denjësisht interesat e shqiptarëve të Maqedonisë. Zhvillimet e fundit na kanë dëshmuar se qëllimi i përfshirjes së këtij klani në politikë nuk ka qenë përmirësimi i statutit të shqiptarëve në Maqedoni dhe demokratizimi e evropianizimi i Maqedonisë, por interesat e tyre të ngushta personale dhe grupore dhe shërbimi ndaj padronëve të tyre. Unë dyshoj shumë se Ali Ahmeti me vetëdije ka qenë, është dhe do të jetë në shërbim të konjukturave të ndryshme politike dhe institucionale, të cilat rrënjët i kanë në ish sistemin komunist jugosllav. Rezultati i bashkëqeverisjes së tij me partitë maqedonase e ka shndërruar Maqedoninë në një vend autoritar, ku manipulohet vota e qytetarëve, nëpërkëmben brutalisht të drejtat dhe liritë e njeriut dhe vidhen paratë publike. Pas 12 vitesh të BDI në qeveri, Maqedonia nuk është bërë as më e lirë, as më demokratike dhe as më multietnike. Me BDI në pushtet Maqedonia nuk është anëtarësuar në NATO-s dhe BE-së, përkundrazi githë procesi i integrimit është vënë në pikëpyetje. Ali Ahmeti dhe BDI janë në anën e gabuar të historisë. Në vend se t’i shërbejnë popullit të tyre dhe të kultivojnë miqësinë me botën perëndimore, sic thotë Naser Selmani, ata janë vënë në shërbim të pushtetit të Nikolla Gruevskit dhe interesave pansllaviste të Serbisë dhe Rusisë në Ballkan. Ali Ahmeti ka kompromituar luftën e 2001 në Maqedoni për liri, demokraci dhe barazi të shqiptarëve. Është flijuar gjaku dhe ideali i dëshmorëve të luftës për interesat korruptive të klanit të Ali Ahmeti dhe padronëve të tyre. Me fajin e Ahmetit është komprometuar përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet e shtetit. Në vend që shqiptarët të jenë pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes, për fajin e klanit të Ahmetit, i cili është i kapur nga pushteti, janë shndërruar në dekor të pushtetit antishqiptar në Maqedoni dhe rajon”, tha për Portalb.mk Selmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button