Kuvendi i votoi ministrat e rinj të BDI-së

Kuvendi i Maqedonisë i votoi 12 kandidatët e propozuar për ministra dhe zv/ministra nga radhët e BDI-së.

Pavarësisht se kryeministri i Maqedonisë, Emil Dmitriev në dokumentin zyrtar të Qeverisë që ia ka dërguar Kuvendit, nuk i ka futur në listë dy kandidatët e BDI-së, Arlind Zeqirin dhe Bekim Maksutin, Kuvendi i Maqedonisë i kaloi edhe këto dy ministra.

Kryetari i Qeverisë për zbatimin e zgjedhjeve Emil Dimitriev para deputetëve elaboroi se bëhet fjalë për dikastere të cilat janë zbrazur pas dorëheqjeve të ministrave të cilët vijnë nga BDI dhe u konstatuan nga ana e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në seancën e djeshme dhe njëkohësisht i ka uruar të njëjtët, raporton Portalb.

“Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për Qeveri për zbatimin e zgjedhjeve e cila është dakorduar mes partive politike me Marrëveshjen qershor/korrik në Shkup e cila ka mandat dhe specifika të kufizuara dhe duke e pasur parasysh afatin e shkurtër deri te shpërbërja e Kuvendit për shkak të mbajtjeve të zgjedhjeve më 5 qershor, konsideroj se është korrekte dhe e përshtatshme të pranohet Propozimi për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Qeverisë”, tha Dimitriev.

pageNga ana tjetër, Petre Shilegov ka njoftuar se LSDM nuk i ka votuar të propozuarit për ministra dhe zv/ministra të BDI-së.

Përndryshe, kandidati për zëvendësministër të Ministrisë së Mbrojtjes, Bekim Maksuti, që është pjesë e listës së kuadrove të rinj të Qeverisë nga kjo parti, paraprakisht nuk a qenë në propozimin për ministra dhe zëvendësministra të rinj që kryeministri Emil Dimitriev e ka dorëzuar deri te kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanovski, njofton Portalb.

Pos Maksutit, në dokumentin e mëposhtëm zyrtar që Qeveria ia ka dorëzuar Kuvendit, gjithashtu shihet se kryeministri Dimitriev, paraprakisht nuk e ka pranuar edhe të propozuarin e BDI-së për ministër pa resor, Arlind Zeqirin.

1 2

Jo-zyrtarisht, flitet se propozimi që Maksuti të bëhet zv/ministër i Mbrojtjes ka qenë i papranueshëm për VMRO-DPMNE-në, ndërkaq si arsye thuhet se në vitin 2012 bashkë me ministrin e atëhershëm të Mbrojtjes Fatmir Besimi, me uniform të ARM-së është përkulur përpara pllakës-përkujtimore të UÇK-së në Sllupçan, ndërkaq nuk dihen arsyet e mospranimit të Zeqirit.

Maksuti
Foto – 2012

LEXO: Ja cilët janë ministrat e rinj të BDI-së (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button