Ja cilët janë ministrat e rinj të BDI-së (FOTO)

Pas paralajmërimeve paraprake të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, se do të njoftohet opinioni në vazhdim për hapat e mëtejmë të partisë aktuale në pushtet BDI, dje i njëjti doli me vendim konkret duke i ndërruar të gjithë ministrat dhe zëvendësministrat e deritanishëm me kuadër të rinj, që janë pak të njohur për opinionin.

Me vendimin e Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim si dhe me kompetencat e tija statutore, kryetari i kësaj partie Ali Ahmeti vendosi të propozojë emrat vijues për përfaqësues të BDI-së në pushtetin ekzekutiv:

Bekim Maksuti


Bekim Maksuti – zëvendësministër i ri i Mbrojtjes

Profesori universitar Bekim Maksuti është zëvendministër i ri i Ministrisë së Mbrojtjes. Ai do ta zëvendësojë zv/ministrin e deritanishëm, Ilmi Selamin.

 

 

 

 

 

 

Faton Pollozhani

Faton Pollozhani zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve

Strugani Faton Pollozhani e zëvendëson zëvendësministrin e deritanishëm të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, Nimetulla Halimin.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Gëzim Beadini

Gëzim Beadini  – zëvendësministër i Financave

Ardian Xheladiani ia dorëzon postin e zëvendësministrit të Financave të magjistruarit në sferën e financave, Gëzim Beadinit i cili paraprakisht ka punuar në Ministrinë e Arsimit.

 

 

 

 

Shyhrete Elezi

 

Shyhrete Elezi – ministre e Pushtetit Lokal

Shyhrete Elezi është e vetmja femër nga të gjithë ministrat dhe zv/ministrat e rinj që i ka propozuar BDI. Ajo vjen në vend të ministrit të deri tanishëm të Pushtetit Lokal, Lirim Shabani, ndërkaq paraprakisht ka punuar si përgjegjëse në Departamentin e Financave në Komunën e Gostivarit.

 

 

 

 

 

 


Konstatohet konflikt interesi te Bashkim Ahmeti, kryen njëkohësisht dy funksione

Bashkim Ameti – ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (Ekologjisë)

Bashkim Ameti do të udhëheqë me Ministrinë e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë (Ekologjisë) që deri më tani me këtë ministri ka udhëhequr Nuran Izairi.

Ameti, deri më tani ka qenë drejtor i Agjencisë për Menaxhim me Pronat e Konfiskuara.

 

 

Pishtar Ameti

Pishtar Lutfiu – ministër i Arsimit

Ministri i deritanishëm i Arsmit dhe Shkencës, Abdylaqim Ademi, zëvendësohet me Pishtar Lutfiu.

 

 

 

 

 

 

Arbër Ademi

 

Arbër Ademi – zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane

Arbër Ademi vjen në vend të zëvendëskryeministrit të deritanishëm për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi.

 

 

 

 

 

Valdet Xhaferi

 

Valdet Xhaferi – ministër i Drejtësisë

Adnan Jashari do ia lëshon postin e ministrit të Drejtësisë, gostivarasit Valdet Xhaferi.

 

 

 

 

Arlind Zeqiri

 

Arlind Zeqiri – ministër pa resor

Arlind Zeqiri e merr postin e Argëtim Fidës, gjegjësisht do të jetë ministër pa resor.

 

 

 

 

 

 

Driton Kuçi

 

Driton Kuçi – ministër i Ekonomisë

Profesori universitar i Universitetit të Tetovës, Driton Kuçi e zë vendin e ministrit të deritanishëm të Ekonomisë, Bekim Neziri.

 

 

 

 

Agim Nuhiu

 

Agim Nuhiu – zëvendësministër i MPB-së

Zemri Qamili ia lëshon postin e zëvendësministrit të Brendshëm tetovarit, Agim Nuhiut.

 

 

 

 

 

 

 

Festim Halili

Festim Halili – Zëvendëskryeministër për Impementimin e Marrëveshjes së Ohrit

Festim Halili është emëruar zëvendëskryeministër për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, në vend të Musa Xhaferit. Halili është ligjërues në Universitetin Shtetërorë të Tetovës, ndërsa në vitin 2014 doktoroi në lëmin e Shkencave Kompjuterike, shkruan Gazeta KOHA. Momentalisht Festimi është edhe udhëheqës i zyrës për Menaxhim me Projekte pranë USHT-së, ku me punën e tij ka arritur të dëshmohet në shumë projekte kombëtare e ndërkombëtare. Festim Halili nga Tetova arriti që të botojë 14 punime shkencore në revista me impakt faktor, si dhe të prezantoj rezultatet e hulumtimeve të tij në konferenca të ndryshme ndërkombëtare në Madrid të Spanjës, Korenë e Jugut, Tunis, si dhe në vendet e rajonit. Ai është një nga tre kandidatët nga Maqedonia që në vitin 2013 fitoi bursë specializimi nga fondacioni Britanik British Scholarship Trust, ku qëndroi për hulumtime shkencore në universitetin Londinez Royal Holoway dhe nën udhëheqjen e profesorit specialist të fushës së Teknologjisë së Orientuar në Shërbime prof.dr. Jose Luis Fiadeiro. Po të njëjtin vit, në një konkurrencë mjaft të forte, fiton çmimin “Shkencëtar i ri i vitit” nga FRI.

Pse u “freskua” BDI me ministra dhe zv/ministra të rinj?!

Në vitin 2012 ai udhëhoqi studenten e vetme nga Maqedonia dhe rajoni që fitoi bursën prestigjioze nga kompania Google In. Ka qenë student në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Festim Halili është lindur në Reçicë të Vogël të Tetovës, më 5 Maj të vitit 1984. Shkollën fillore e ka mbaruar në ,,Naim Frashëri”, ndërsa shkollën e mesme në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” – Tetovë, drejtimi matematiko-natyror. Gjatë kësaj periudhe ka marrë pjesë në shumë gara komunale dhe republikane, ku edhe është dekoruar me diploma në lëmi të ndryshme për suksesin e arritur, vlen të theksohen: Vendi i parë në gara komunale në astronautikë, vendi i tretë në gara republikane meteorologji, vendi i tretë në gara republikane në histori. Shkollën fillore dhe të mesme e ka mbaruar me mesatare 5.00. Gjatë viteve 2003-2007 ka studiuar në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, në Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive të Komunikimit, drejtimi i Shkencave Kompjuterike dhe ka mbaruar me sukses studimet, me notë mesatare 9.4.

Vendimi për rifreskimin e ekzekutivit të BDI-së, ka ardhur pas plasimit në rrjetet sociale disa audio inçizime të bisedave private të cilat, sipas plasuesve deri më tani të panjohur, janë biseda telefonike mes funksionarëve të lartë në të cilën janë të përfshirë, Ali Ahmeti, Musa Xhaferi, Ermira Mehmeti, Blerim Bexheti etj, transmeton Portalb.

BDI ka reaguar për të njëjtat duke i quajtur si materiale të montuara, sipas tyre, nga nëntoka që nuk ia duan të mirën shqiptarëve, ndërkaq vet Ali Ahmeti në një prononcim të tij ka thënë që autoritet t’i marrin masat e duhura.

Musa Xhaferi dhe Ermira Mehmeti
Musa Xhaferi dhe Ermira Mehmeti

Për rastin në fjalë, kanë folur edhe vet funksionarët e BDI-së, Ermira Mehmeti dhe Musa Xhaferi. Mehmeti ka theksuar se ajo gjatë një kohe ka qenë e shantazhuar me po ato materiale që i janë publikuar duke shtuar se qëllimi i shantazhuasve ka qenë që t’ia degradojnë integritetit dhe dinjitetin e saj, ndërkaq Xhaferi ka thënë se materialet janë montazh për qëllime të caktuara.

Reagime të shumta për rastin e “lëshimit” të qeverisë si pasojë e publikimit të audio-materialeve pati shumë, duke filluar që nga, qytetarët me komente të ndryshme nëpër rrjetet sociale dhe kudo, partitë në vend, Prokuroria Speciale, madje edhe deri te faktori ndërkombëtar.

LEXO: Gruevski e flet për vendimin e BDI-së për tërheqjen e ministrave nga Qeveria

LEXO: LSDM reagon për tërheqjen e ministrave të BDI-së

Amasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes BejliAmbasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli, ditë më parë e ka shfrytëzuar rrjetin social “Twitter” për ta komentuar rastin në fjalë. Në disa postime, Bejli ka porositur që të gjithë ata që i kanë bisedat e përgjuara t’ia dorëzojnë Prokurorisë Speciale, transmeton Portalb.

Nga Prokuroria Themelore Publike e Shkupit kanë konfirmuar se kanë hapur lëndë për inçizimet e bisedave private mes funksionarëve të BDI-së.

Katica Janeva
Prokuroria Speciale

Nga ana tjetër, Prokuroria Speciale nëpërmjet një kumtese ka reaguar për publikim e bisedave telefonike, duke thirrur që të mos publikohen në rast se dikush ka biseda të tilla, por të dorëzohen në institucionet kompetente, duke mos e përjashtuar edhe atë të PSP-së. PSP, ka rikujtuar dhe paralajmëruar për të gjithë ata që do t’i publikojnë bisedat e tilla telefonike, sipas ligjit parashihet dënim prej 1 deri më 5 vjet burg. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button