Sulmohet fizikisht Todor Petrov, njëri ndër donatorët e kryqit në lagjen Butel

Kryetari Kongresit Maqedonas, Todor Petrov, është sulmuar fizikisht nga persona të panjohur në zyrën e tij pas ceremonisë së shenjtërimit të kryqit në lagjen Butel të Shkupit. Burimet nga spitalet informojnë se për momentin Petrov gjendet në një prej klinikave të Shkupit, ku i sanohet lëndimet e marra nga incidenti, njofton Telma.

Todor Petrov
Todor Petrov

Ende nuk ka informata për gjendjen e tij.

Petrov është kryetar i Kongresit Maqedonas, i cili njihet për idetë e tij kontroverse dhe është njëri ndër donatorët e ndërtimit të kryqit 55 metrash në komunën e Butelit.

Përndryshe, pas thirrjes së këshilltarëve shqiptarë të Komunës së Butelit si dhe reagimet e shumta të qytetarëve për të kundërshtuar vendosjen e kryqit, disa qytetarë pak më herët janë mbledhur te rreth-rrotullimi, lokacioni ku është paraparë vendosja e kryqit. Protesta u organizua në shenjë revolte dhe në tentim për të penguar vendosjen e gurë-themelit të kryqit.

Në protestë janë vërejtur edhe zyrtarë të lartë të BDI-së si nënkryetari i saj Izet Mexhiti, zv ministri i Mbrojtjes Ilmi Selami,  deputeti Artan Grubi, kryetari i degës së Çairit Beqir Asani dhe të tjerë.

Banorët shqiptarë të lagjes së Butelit mendojnë se vendosja e kryqit në lagjen e tyre bëhet si shkak për hakmarrje ndaj statujës së shqiponjës të vendosur në Fushë Tophanë.

Megjithatë në prani të funksionarëve të lartë të VMRO-DPMNE-së, Koce Trajanov, Vlladimir Peshevski dhe Dime Spasov, u vendos gur-themeli për vendosjen e kryqit në rreth-rrotullimin në Butel.

Para të pranishmëve fjalim ka mbajtur kryetari i Kongresit Maqedonas, Todor Petrov, i cili ka paralajmëruar vendosjen edhe të dy kryqeve me gjatësi mbi 50 metra në hyrjen e Shkupit, gjegjësisht njërin në Katllanovë dhe tjetrin në Gjorçe Petrov.

LEXO: Qytetarët të mos bien pre e provokimeve të pushtetit

LEXO: Butel, u mbajt protestë kundër vendosjes së kryqit (VIDEO)

LEXO: Vendoset gur-themeli i kryqit në Butel (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button