BDI: Kryqi provokim për popullatën joorthodokse

Përfaqësuesit e BDI-së në Komunën Butel të Shkupit, kanë shprehur pakënaqësinë kundër vendimit jolegjitim të shumicës së këshilltarëve maqedonas, për vendosjen kryqit në Butel, raporton Portalb.

“Rikujtojmë opinionin publik dhe të gjitha instancat shtetërore dhe ato ndërkombëtare, se aspak nuk është respektuar procedura legale nëpër organet e Këshillit, dhe se nuk është marrë parasysh Parimi i Badenterit, i cili në këtë rast është normë ligjore. Përmes këtij reagimi, ne ritheksojmë se nuk jemi kundër kryqit apo fesë tjetër, meqë deri më tani edhe në Butel janë ndërtuar shumë kisha ortodokse, dhe kjo ne nuk na ka penguar. Populli shqiptar është i dëshmuar për tolerancën fetare. Mirëpo, në rastin konkret shihet qartë se bëhet fjalë për një provokim të hapur ndaj afër 50 përqindëshit të popullatës Butelit, e cila nuk i takon fesë ortodokse”, është shprehur këshilltari i BDI-së në Komunën e Butelit Naim Saliu.

Sipas tyre, vënia e kryqit po përdoret për revanshizëm politik.

“Kjo është shumë e rrezikshme jo vetëm se për mirëqenien dhe bashkëjetesën ndërmjet  bashkësive të ndryshme etnike e fetare në këtë komunë, por edhe për mbarë vendin”, tha Saliu.

Këshilltarët e BDI-së në Butel kërkojnë publikisht nga kreu i Komunës së Butelit dhe nga këshilltarët e partive maqedonase, që seriozisht ta rishqyrtojnë këtë vendim të mbapshtë e jolegjitim, dhe këtë provokim të hapur antishqiptar e antiislam.

“Në të kundërtën, ne nuk mund të mbajmë përgjegjësi në rast se ky akt ndikon në prishjen e raporteve ndëretnike e ndërfetare, apo nëse gjendja e sigurisë do të del nga kontrolli”, përfundon reagimi i tyre./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button