Bejli: Për zgjedhje demokratike më 5 qershor duhet përkushtim

Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli, pas arritjes së marrëveshjes për prolongimin e datës së zgjedhjeve, tha se vendimi për shtyrjen e zgjedhjeve për 5 qershor është hap i mirë, ndërkaq potencoi se nëse të gjithë punojnë me përkushtim dhe sipas të rregullave, zgjedhjet mund të jenë të kredibile dhe t’i sjellin fund kësaj krize politike, njofton Portalb.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, se çka nëse njëra nga partitë i bojkoton zgjedhje, ai tha se qëndrimi i tyre është se të gjitha partitë duhet të marrin pjesë në zgjedhje.

Në pyetjen se a është e vërtetë se për mediumet farë nuk është biseduar, Bejli tha se reformat dhe liria e mediumeve janë prioritare dhe me rëndësi të madhe për zgjedhjet.

“Reformat në mediume qëndrojnë si pjesë shumë e rëndësishme, jo vetëm për kohën e zgjedhjeve, por edhe për prioritetet reformuese të Bashkimit Evropian. Mediumet dhe rrethi mediatik do të vlerësohen varësisht nga ajo se si i kanë mbuluar në hapësirën e tyre këto zgjedhje të rëndësishme. Të gjithë ju e keni nënshkruar Kartën Etike për atë se si do të raportoni gjatë kohës së zgjedhjeve, dhe mendoj që në fund më e rëndësishme do të jetë se si ju vet do ta kryeni detyrën dhe do t’u ndihmoni qytetarëve të Maqedonisë të informohen dhe ta shohin diversitetin e plotë të pikëpamjeve”, tha ambasadori Bejli, transmeton Portalb.

Ambasadori amerikan e lavdëroi punën e Bashkimit Evropian në bisedimet dhe tha se bashkëpunimi mes BE-së dhe SHBA-së në këtë proces ka qenë mjaft i rëndësishëm.

Bashkë me të, përpara Info-Qendrës së BE-së, kanë qenë edhe eurodeputeti, Riçard Hovit dhe zëvendësambasadori i BE-së në Maqedoni. /Portalb

LEXO: Miratohet data e re e zgjedhjeve në Maqedoni, 5 qershori

LEXO: Ja çfarë tha Gruevski për prolongimin e zgjedhjeve më 5 qershor

LEXO: Zaev: Ndryshimet janë afër me zgjedhje të lira dhe demokratike

LEXO: Ahmeti komenton 5 qershorin si datë të rëndësishme

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button