Shtohet trysnia, ekipi i prokurores speciale, Janeva ballafaqohet me 20 kallëzime penale!

Kundër prokurorëve të Prokurorisë speciale publike edhe pse të paditur njëherë , janë ngritur kallëzime të reja penale. Me këtë numri i kallëzimeve penale për ekipin e prokurores speciale arrin 20 pasi që më herët kundër punonjësve në Prokurorinë speciale publike janë ngritur edhe disa kallëzime tjera penale.

Kallëzimet janë nga persona nga Shën Nikolla të cilët janë ftuar në bisedë informative dhe të cilët janë ankuar se nga bashkëpunëtorët e Janevës kanë qenë të shantazhuar, të përçmuar dhe frikësuar. Kallëzimet janë për keqtrajtim gjatë kryerjes së shërbimit zyrtar, sipas nenit 143 nga Kodi penal.

Nga Prokuroria njoftojnë se punojnë sipas Ligjit ndërsa nga Prokuroria Speciale thonë se edhe ata punojnë sipas ligjit.

LEXO: Trysni “speciale” për prokuroren speciale Janeva

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button