Paditen tre prokurorë të grupit të Katica Janevës (VIDEO)

Tre prokurorë special të grupit të Prokurisë Speciale Publike të Katica Janevës dhe një polic kanë marr kallëzime penale për abuzim në detyrë dhe ndikimit të paligjshëm mbi dëshmitarët.

Informacionin për televizionin Alfa e kanë konfirmuar zyrtarisht nga Prokuroria e Shkupit.

Padia e parë është kundër një punonjësi në polici për “ndikim të paligjshëm mbi dëshmitarët” e cila ka arritur në Prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion.

I punësuari në Ministrinë e Brendshme sipas këtyre televizioneve ka pasur kontakte të shpeshta me ekipin e Katica Janevës dhe Oliver Spasovskin.

Pasi në periudhën e kaluar u promovua nga Spasovski, sipas informacioneve ai ka tentuar të jap ryshfet personit të thirrur për të qenë një dëshmitar të Katica Janevaës.

Padia e dytë penale është ngritur kundër tre prokurorëve nga ekipi Katica Janevës, duke përfshirë edhe avokatin e Zoran Zaevit, për “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, sipas nenit 143 të Kodit Penal. Dhe kjo tashmë ka mbërritur në Prokurorinë Publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button