Nikolla Gruevski: Zgjedhjet do të mbahen më 24 prill!

Koalicioni për Maqedoni më të mirë, në krye me VMRO-DPMNE-në, sot njëzëri kanë vendosur që të përgatiten për zgjedhjet e 24 prillit, njofton Portalb.

Vendimin për datën, Nikolla Gruevski e ka deklaruar në një konferencë për shtyp, në të cilën nuk janë lejuar pyetjet e gazetarëve.

Sipas Gruevskit, katër partitë nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, kanë nënshkruar se do të mbahen zgjedhjet më 24 prill.

Në fjalimin e tij, Gruevski nuk i ka përmendur mediumet, ndërkaq në lidhje me çështjen e listave zgjedhore, Gruevski tha që VMRO-DPMNE tërhiqet nga të gjitha vërejtjen dhe ia lë që KSHZ me të gjitha kapacitetet t’i organizojë zgjedhjet.

Përndryshe, sot edhe koordinatori i grupit punues të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, në profilin zyrtar të Facebook-ut, me komentimin “Shkojmë!!!”, e vërteton vendimin të cilin e ka sjellë Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së se zgjedhje do të ketë më 24 prill.ilija_dimovski_1

Nga LSDM, kanë thënë që nuk do të shkojnë në zgjedhje më 24 prill.

Më herët, VMRO-DPMNE kumtoi se e pranon metodologjinë e Komisionit Shtetëror Zgjedhor për pastrimin e Listës zgjedhore, transmeton Portalb.

“KSHZ ka kompetenca, kapacitet dhe përkrahje të plotë nga institucionet e shtetit që ta pastrojë listën zgjedhore dhe ti ndërmerr gjitha masat për organizimin e zgjedhjeve fer dhe demokratike. VMRO-DPMNE inkurajon KSHZ-në që të jep maksimumin për përmbushjen e obligimeve, për të cilat ka kohë dhe gjithë institucionet t’i plotësojnë kushtet për zgjedhje fer dhe demokratike, kështu duke krijuar ambient demokratik”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Rikujtojmë se edhe Bashkimi Demokratik për Integrim njoftoi që e pranon metodologjinë e propozuar dhe përgatitur nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor për pastrimin e Lstës Zgjedhore.

Përndryshe, ditë më parë Çiçakovski ka njoftuar partitë për vlerësimet e KSHZ-së si dhe për kushtet e pastrimit të Listës Zgjedhore, sepse sipas tij, teknikisht zgjedhjet mund të organizohen, mirëpo, kontroll dhe pastrim i listës zgjedhore nuk mund të bëhet , që do të thotë se nuk mund të sigurohet listë zgjedhore në të cilën të gjithë do të kenë besim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button