Filloi karnevali kontrovers i Vevçanit (FOTO)

Karnevali i Vevçanit, i njohur si manifestim provokues përmes maskave dhe personifikimeve të ndryshme, dje ka filluar. Manifestimi do të përfundojë me djegien e maskave tradicionale, me të cilën besohet se njerëzit çlirohen nga e keqja, ndërsa viti vijues do të jetë më i mirë, njofton Portalb.

Zëvendësministri i Kulturës së Republikës së Maqedonisë, Dragan Nedelkoviç, i cili zyrtarisht hapi karnevalin, tha se karnevali i Vevçanit ka një traditë prej 15 shekujsh. Ai theksoi se asnjë komunitet që jeton në Maqedoni nuk duhet të zemërohet me veprimet dhe maskimet e karnevalit, si dhe apeloi që të mos ketë ndasi mes qytetarëve, pa marrë parasysh fenë apo komunitetin etnik, sepse ky karnevali siç tha ai, e paraqet Maqedoninë si shtet multi-etnik.

Për çdo vit ky karneval ka personazhet e veçanta, që përmes maskave dhe skenave të luajtura ata përcjellin mesazhet për aktualitetet në vend dhe më gjerë. Por në mesin e turmave të maskave ka edhe nga ato që nxisin reagime dhe revoltë.

Nga vitit 1993 Karnevali dhe Vevçani janë anëtarë të FEEC – Asociacioni i qyteteve botërore të karnevaleve.

Rikujtojmë se, ditë më parë, kryetari i Komunës së Vevçanit, Cvetomir Ugrinovski nuk përjashtoi mundësinë që edhe sivjet të ndodhë edhe njëjta gjë me provokime apo nxitje të reagimeve, nga protagonistët e karnevalit.

Karnevali i Vevçanit - 2016 (14)

Karnevali i Vevçanit - 2016 (13)

Karnevali i Vevçanit - 2016 (12)

Karnevali i Vevçanit - 2016 (6) Karnevali i Vevçanit - 2016 (7)

Karnevali i Vevçanit - 2016 (8)

Karnevali i Vevçanit - 2016 (9)

Karnevali i Vevçanit - 2016 (10)

Karnevali i Vevçanit - 2016 (5)

Karnevali i Vevçanit - 2016 (4)

Karnevali i Vevçanit - 2016 (3)

Karnevali i Vevçanit - 2016 (2)

Karnevali i Vevçanit - 2016 (1)

Karnavali i Vevçanit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button