Karnevali i Vevçanit, nuk përjashtohen provokimet përmes maskave!

Karnevali i Vevçanit, i njohur si manifestim provokues përmes maskave dhe personifikimeve të ndryshme, edhe sivjet nis nga 10 janar deri më 14 janar. Për çdo vit ky karneval ka personazhet e veçanta, që përmes maskave dhe skenave të luajtura ata përcjellin mesazhet për aktualitetet në vend dhe më gjërë. Por në mesin e turmave të maskave ka edhe nga ato që nxisin reagime dhe revoltë, siç ndodhën viteve të kaluara, njofton TV 21.

Kryetari i komunës së Vevçanit, Cvetomir Ugrinovski nuk përjashton mundësinë që edhe sivjet të ndodhë edhe njëjta gjë me provokime apo nxitje të reagimeve, nga protagonistët e karnevalit.

“Unë nuk kam ingerenca mbi maskat. Ekzistojnë dy shoqata të regjistruar me kryetar të tyre, me sekretarë të tyre, njëra quhet “Mëhalla e Epërme”, dhe “Mëhalla e Poshtme”. Ata gjatë tërë vitit përgatiten. Unë do të flas me kryetarët e tyre, por nëse i bie që të flas me pjesëmarrësit e tjerë, që numërojnë me mijëra veta, kjo do të nxis revoltë tek ta.  Ne nuk mund t`i dimë maskat”, tha Ugrinovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button