Mbi-gjumësia ka kapluar banorët e Maqedonisë!

Enti Shtetëror për Statistika publikoi të dhënat se sa flejnë qytetarët gjatë periudhës kohore 2014/15.

Anketa për kalimin e kohës, Enti Shtetëror për Statistika
Anketa për kalimin e kohës, Enti Shtetëror për Statistika

Qytetarët e moshës 10-14 vjeç, bëjnë gjumë 9.50 orë (meshkujt), 10.22 orë (femrat);
të moshës 15-24 vjeç, bëjnë gjumë 9.10 orë (meshkujt), 8.48 orë (femrat);
të moshës 25-44 vjeç, 8.19 orë (meshkujt), 8.29 orë (femrat);
të moshës 45-64vjeç, bëjnë gjumë 8.23 orë (meshkujtë), 8.18 orë (femrat);
Mbi moshën 65 vjeç, bëjnë gjumë 9.14 orë (meshkujt), 9.34 orë (femrat);
Të dhënat e publikuara nga Enti bëjnë të ditur se qytetarët e Maqedonisë flejnë më shumë, krahasuar me mesataren e nevojshme të orëve të gjumit për moshë të caktuar.

Mbi-gjumësia’, sipas ekspertëve paraqet çrregullim, të dëmshëm për shëndetin, po që mund të normalizohet.

“Gjithkush ka nevojë për gjumë dhe kjo nevojë është sasia e gjumit që çdo organizëm kërkon për t’u rizgjuar i rigjallëruar.”-deklaroi neurologu, Arben Taravari, “Mendohet se gjumi e ndihmon njeriun të mësojë, rafinojë dhe konsolidojë kujtimet. Gjumi ndihmon në forcimin e sistemit imunitar. Pavarësisht nga qëllimi ose funksioni, gjumi është, qartë, një nga aktivitetet më të domosdoshme të jetës dhe ndoshta një prej të cilëve dihet shumë pak. Cilësia e orëve të gjumit ndikon në orët e qëndrimit zgjuar. Për shembull, hormoni i rritjes i cili çlirohet gjatë gjumit, luan një rol shumë të rëndësishëm në rritjen e fëmijës. Nga ana tjetër çlirohen shumë hormone dhe substanca të tjera që përfshihen në rifreskimin dhe rigjenerimin e organizmit. Studime të ndryshme kanë treguar se për të bërë një jetë të shëndetshme dhe të ekuilibruar duhet të plotësohen edhe orët e gjumit sipas asaj se sa ka njeriu nevojë.”

Sipas tij, sasia e gjumit ndryshon nga personi në person, çka e bën gjumin gjenetik apo të përcaktuar nga gjenet e çdo individi; Ndryshon gjatë periudhave të jetës, sidomos gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës. Megjithatë sipas studimeve është konstatuar se sasia minimale e gjumit tek grupmoshat është:
mosha 10 -14 vjeç, 10 orë gjumë;
mosha 15-24 vjeç, 8 orë gjumë;
mosha 25-44 vjeç, 6-7 orë gjumë;
45-64 vjeç, 5-6 orë gjumë;
mbi moshën 65 vjeç 4-5 orë gjumë.

Neurologu sqaroi se fjetja mbi sasinë e nevojshme nuk është e shëndetshme: Ekzistojnë sëmundje kur pacientët flejnë shumë, si narkolepsia- çrregullimi i gjumit. Kjo vjen si pasojë e çrregullimeve në sisteme të ndryshme organike, të cilat pasojat i japin në tru: hiponattemi, hiperkalcemi, hipoglicemi etj. Dmth për arsye të çregullimeve metabolike truri është disfunksional, nuk është në gjendje të kontrolloj të gjitha ngjarjet përreth nesh…kjo është e njohur si Somnolenca. Ose kur jemi shumë të dehur, ose kur kemi probleme me frymëmarrjen, s’ka oksigjen sa duhet në tru..sleep apnea sindroma. Ndonjëherë shenjat që shfaq dikush mund të tregojnë një çrregullim të rëndë të gjumit.”

Sipas sleephabits.net të fjeturit mbi 9 orë konsiderohet ‘Mbi-gjumësi’. Mbigjumësia shkaktohet nga nevoja për më shumë gjumë (gjatë periudhës së adoleshencës ose sezonit të dimrit), mungesa e orarit të gjumit dhe mendimet e kqija (që mund të shkaktohen nga: depresioni, mungesa e motivimit, frika, shqetësimi, mërzitja). Mbi-gjumësia shoqërohet me shumë efekte negative fizike dhe psikologjike. Nga efektet fizike numërohen: shtimi i peshës, kokëdhimbja, dhimbja e kurrizit, sëmundjet e zemrës (njerëzit që flejnë 9-11 orë gjumë kanë 38% më shumë mundësi të përballen me sëmundje zemre). Nga ato psikologjike: mos-efektiviteti dhe mos-gatishmëria mendore.
Për ta ndalur mbi-gjumësinë dhe efektet e saj të padëshirueshme duhet: të ndryshohet ndjenja për gjumin (të shmanget dashuria për gjumin- kënaqësinë e të qëndruarit rehat në shtrat); të planifikohet dita (arsyet pse duhet zgjuar) dhe të respektohet një orar strikt i gjumit (nëse duhet zgjuar herët, duhet fjetur herët- kjo lehtëson të fjeturit dhe të zgjuarit në kohë).

“Në të vërtetë, megjithëse gjumi është paraqitur si një gjendje e dukshme qetësie, gjatë kësaj gjendjeje ndodhin ndryshime të ndërlikuara në nivelin truror që nuk mund të shpjegohen vetëm me një gjendje të thjeshtë pushimi trupor e mendor.”-sqaroi Taravari “Studime të ndryshme kanë treguar se për të bërë një jetë të shëndetshme dhe të ekuilibruar që mos të shkohet deri tek sëmundjet e padëshiruara, duhet pasur kujdes me orët që kalojmë në gjumë.”

 

koha

Ndryshe sipas Anketës për kalimin e kohës, të publikuara nga Enti i lartëpërmendur, qytetarët mbi moshën 10 vjeç e kalojnë kohën ditore në këtë mënyrë:
gjumë 36% (8h 44min),
aktivitete të lira 22% (5h 17min),
aktivitete shtëpiake 10% (2h 25min),
punë 10% (2h 30min),
të ushqyerit 9% (2h 14min),
kujdes personal 4% (56 min),
udhëtim 4% (52 min),
studim 4% (46 min) dhe
të tjera 1% (13min)./Portalb.mk

 

LEXO: Maqedoni, shumë pak lexojmë, jemi ngujuar në sferën e rrjeteve sociale

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button