“Logopedët shqiptarë”, Ipçe arsyetohet me mos aplikimin në konkurset e ministrisë

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë Nasuf Ipçe, ka ndryshuar qëndrimin sa i përket mungesës së logopedëve shqiptar në entin e rehabilitimit pranë qendrës klinike universitare, por edhe në institucionet tjera shëndetësore ku trajtohen fëmijët me pengesa në të folurit, dëgjimit dhe zërit. Ai fillimisht kishte deklaruar se kjo mund të jetë edhe rezultat i mungesës së kuadrit të diplomuar shqiptar që më pas të thotë se kuadër mund të ketë, por se i njëjti nuk është paraqitur në konkurset e shpallura, njofton Alsat M.

Por të kundërtën theksojnë logopedët shqiptar. Ata thonë se konkurse mund të jenë hapur, por jo në institutin e rehabilitimit apo në institucione tjera të kësaj natyre.

Çështja e punësimit të logopedëve shqiptarë erdhi pas ankesave nga prindërit e fëmijëve me probleme në të folur, të cilët kishin gati një vit që po kërkonin një të tille shqiptarë për trajtim të fëmijëve të tyre.

Statistika flasin se mbi 10 për qind e popullsisë vuan nga probleme në të folurit. Çrregullimet më të shpeshta janë mos shqiptimi i shkronjave, të folurit ndër hundë, belbëzimi, të folurit me ndërprerje dhe të folurit e shpejtuar.

Lexoni në lidhje me temën: Maqedoni, pak logopedë shqiptarë, prindërit edhe më pak të informuar për to

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button