Analizë: Gruevski, një Llukashenko i Ballkanit

Aleksandër Llukashenko është president aktual i Bjellorusisë, që karrierën politike e kishte nisur si aktivist në rrëzimin e Bashkimit Sovjetik në vitet 90-ta. Më 1993 zgjedhet kryetar i Komisionit parlamentar për luftimin e korrupsionit. Që nga viti 2001 kur fitoi zgjedhjet presidenciale, në vazhdimësi fiton zgjedhje me rezultate bindëse në zgjedhje që sipas analizave ndërkombëtare, zgjedhjet janë mjaftë kontestuese. Më vitin 2010 ai për herë të 4 radhazi është zgjedhur president i Bjellorusisë. Në ndërkohë Lukashenko nëpërmes referendumeve ka ndryshuar Kushtetutën, kështu duke zgjatur mandatin e parë nga 4 deri në 7 vite, dhe pastaj mandatin e dytë presidencial nga 4 në pesë vjet, transmeton Portalb.

Gjatë udhëheqjes së Llukashenkos, Bjellorusia identifikohet si “Diktatura e fundit në Europë”. Ai gëzon mbështetje absolute nga Rusia edhe pse tashmë është e izoluar nga Europa dhe faktori ndërkombëtar. Bjellorusia është ndër vendet më të varfra në Ballkan. Në Indeksin e lirisë së shtypit ajo renditet e 157 nga 180 vende.

Nuk do shumë kohë analizë diktatura e Lukashenkos për t’ia numëruar së paku katër karakteristika që e identifikojnë atë:

  1. Uzurpimi i forcës institucionale nga pushteti.
  2. Torturimi i pjesëtarëve të opozitës, kundërshtarëve politik dhe gazetarëve.
  3. Kontroll total mbi mediat
  4. Fitore bindëse në zgjedhje të kontestueshme dhe jo-demokratike.

Të përqendrohemi në Republikën e Maqedonisë e njohur për shumë shtete që nuk e pranojnë emrin kushtetues të saj, si Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë. Elementet e lartëpërmendura të diktaturës, lartë-poshtë pasqyrohen në këtë shtet, analizon Portalb.

1. Uzurpimi i forcës institucionale nga pushteti- Përpos deklaratave të hulumtuesve vendas, kjo që ndodh në vend shënohet edhe në raporin e fundit të OSBE/ODIHR si dhe 3 raportet e fundit të progresit të Maqedonisë, botuar nga Komisioni Evropian.
2.Torturimi i pjesëtarëve të opozitës, kundërshtarëve politik dhe gazetarëve – me burgosjen e gazetarit Kezharovski, Maqedonia hyri në listën e vendeve të rralla që burgosin gazetarë për shkaqe politike. Ndërsa rasti Puç, shihet si qërrim hesapesh me liderin e opozitës.
3. Kontrolli mbi mediat- Mediat në vend janë nën presion nga pushteti. Në renditjen e “Reporterëve pa kufij” Maqedonia është renditur si asnjëherë tjetër më keq, në pozitat “me të kuqe” aktualisht mban pozitën me numër 117.
“Në mungesë të themeleve demokratike, përpjekjet për forcimin e bashkëpunimit evropian do të vazhdojnë të përballen me ‘detyra të pamundshme’, kështu kishte komentuar renditjen gazeta suedeze “Dagens Niheter”, gazetë kjo që kishte trajtuar renditjen e shteteve.
4. Zgjedhjet në vend- Shumë kritika edhe nga faktori ndërkombëtar (OSBE/ODIHR) por edhe nga opozita e cila madje bojkotoi të hyjë në Parlament më shumë se një vit mu për keqpërdorimet në zgjedhje, të cilat mes tjerash, filloi t’i zbardhë me hapjen e skandalit të përgjimeve të më shumë se 20 mijë persona në Maqedoni të titulluara “bomba”.

Marrëveshja e Përzhinos, rezultat i zbardhjes së përgjimeve lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin në kuadër të institucioneve apo me “bombat” e lartpërmendura, uli në një tryezë për dialog politik pozitën dhe opozitën në vend. Palë këto që deri në atë moment nuk pranonin kurrfarë kompromisi mes vete. Me garanci të faktorit ndërkombëtarë marrëveshja pritej të shënonte progres në adresë të vendit sa i përket promovimit të vlerave demokratike dhe evropiane në vend, shkruan Portalb.

Pasojat si të Bjellorusisë në Maqedoni
Piter Van Hojte, lehtësues i grupeve punuese në Marrëveshjen e Përzhinos dje paralajmëroi se nëse nuk respektohet dhe zbatohet Marrëveshja e Qershorit dhe Korrikut, nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme në prill të 2016-tës, Maqedonisë mund t’i ndodhë edhe skenari i Bjellorusisë.

“Nuk mund të ju them cili është plani B, por konsideroni se çfarë ndodhi në shtete të tjera, jo nga ky rajon, që kishin probleme me sundimin e ligjit. Konsideroni shembullin e Bjellorusisë!”, u shpreh Piter Van Hojte, transmeton Portalb.

Kujtojmë skenarin Bjellorus, në vitin 2012, Bashkimi Evropian vendosi në listë të zezë 210 qytetarë të Bjellorusisë, thuajse gjithë kreun më të lartë shtetërorë, duke përfshirë presidentin Aleksander Llukashenko dhe familjen e tij. Gjithashtu, disa funksionarëve iu bllokuan edhe xhirollogaritë bankare. Donë të thotë sanksione për të gjithë ata që janë përgjegjës për shkeljen e të drejtave themelore, shtypin shoqërinë civile e kështu me radhë.

“Ngrirje e llogarive bankare që i keni jashtë vendit dhe ndalimin e udhëtimeve jashtë vendit, nuk u japin viza”, se këto masa mund të aplikohen edhe kundër Maqedonisë ka vërtetuar edhe profesori universitar Stevo Pendarovski. Sipas Pendarovskit, ekziston edhe një masë tjetër apo “hetimi ndërkombëtar”, për afera të mëdha korruptive që ka të bëjë me afera korruptive nëpër vende që shtrihen në BE, transmeton Portalb.
LEXO: Ambasada e SHBA prononcohet për vendosjen e politikanëve të Maqedonisë në listën e tyre të zezë

Gruevski në krye të Maqedonisë, si Llukashenko në Bjellorusi
Shkelja e afateve të Përzhinos dhe mosrespektimi i dialogut politik dëshmon të kundërtën e asaj që pretendon dhe e flet kryeministri kur del jashtë vendit.
“Ne jemi evropianë dhe vendi ynë është në Evropë.” theksoi Gruevski.
Pushteti në mënyra implicite nuk lejon që Prokurorja speciale, organ i dalur nga dialogu politik, të nis punën e hetimit dhe ndjekjes së personave të përfshirë  në aferën e përgjimeve. Respektimi i e ligjeve varet nga vullneti politik ndërsa tentohet që mediat të mos publikojnë afera korruptive fitohet përshtypja se jo Ukraina, por Bjellorusia është shumë më afër Maqedonisë. Dhe mund të vendoset linja paralele, Gruevski në krye të Maqedonisë, si Llukashenko në Bjellorusi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button