Prokurorja Janeva: Çdo fjalë nga “bombat” do të jetë lëndë për analizë

“Vendimi aktual i Gjykatës së Apelit që “bombat” të mos munden të përdoren si fakte materiale, nuk do të ndikojë në punën time. Unë mundem të nis hetimin me lajmërim të dikujt dhe çdo fjalë nga ato “bombat”, do të jetë lëndë për analizë”, ka thënë prokurorja speciale Katica Janeva.

Ajo nuk e komenton deklaratën e prokurorit shtetëror, Marko Zvërlevski, se Prokuroria Speciale është institucion politik.

“Nuk do ta komentoj jo vetëm këtë deklaratë, por asnjë deklaratë të, Marko Zvërlevskit, por as që do të them fjalë të keqe për të. E respektoj ligjin në bazë të cilit jam zgjedhur, puna është qëllimi dhe sfida ime”, ka thënë prokurorja speciale, Katica Janeva në një intervistë për Prizma.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button