Universitetit të Shkupit mendohet t’i jepet parcela e USHT-së!

Komuna e Çairit, fillimisht Universitetit Shtetëror të Tetovës, konkretisht studimeve të disperzuara në Shkup ia ndau një pjesë të tokës te ish kazerma Ilinden, kurse tani si thuhet se po i njëjti vend do t’i jepet Universitetit të Shkupit, universitet ky që paralajmërojë partia shqiptare në pushtet që së shpejti do të themelohet.

Projekti për një tjetër universitet shtetëror është një ide e BDI-së, sepse për këtë nuk është diskutuar në qeveri dhe nuk ka asnjë vendim të tillë nga ekzekutivi. Për universitetin e ri në gjuhën shqipe të financuar nga shteti Ahmeti zgjodhi pikërisht vendndodhjen në ish-kazermën “Ilinden”

Ndërkaq para një viti u promovua ideja e projektit për adaptimin e një pjese të parcelës tokësore të kazermës ”Ilinden” për ndërtimin e kampusit universitar të Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve të Maqedonisë.

Atëherë kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti shprehi kënaqësi në emër të qytetarëve të Çairit që filozofia e shndërrimit të kazermës në universitet do të bëhet realitet.

“Në emrin tim dhe të qytetarëve te Çairit shpreh kënaqësi që sot filozofia që kazermat ti shndërrojmë në Universitete do të bëhet realitet. Çairi do të bëhet komunë urbane që kufizohet me universitete. Normalisht që sot jemi edhe më të gëzuar që kemi gjetur zgjidhje afatgjate për Universitetin Shtetëror të Tetovës. Këtë pjesë do e shndërrojmë në kompleks arsimor dhe të dijes për të cilën ka më së shumti nevojë qyteti ynë”, tha Mexhiti.

Redaksia Portalb tentoi që të bie në kontakt me MASH-in lidhur me këtë çështje por edhe kësaj radhe ky institucion ishte i pakapshëm.

Kurse pas lajmit për planet e partisë shqiptare në pushtet për të hapur universitet të ri shtetëror në Shkup ka pasur mjaft reagime lidhur me idenë dhe mundësinë e reale të realizimit të se njëjtës, duke e quajtur atë vetëm premtim parazgjedhor, ose biznes personal partiak.

Nga ana tjetër studimet e disperzuara të USHT-së në Shkupit  vazhdojnë të qëndrojnë në hapësirat e shkollës fillore “Kongresi i Manastirit”.

LEXO: Mehmeti: Është nder për mua që përmendet emri im për universitetin e ri në Shkup
LEXO: Studentët: Le të reformohet USHT-ja, nuk na duhet edhe një “shtab partiak”

LEXO: Patriotizmit të BDI-së i ka dalë boja!? Shkupi meriton më shumë se një Universitet
LEXO: BDI: Sulmi ndaj universitetit si “ide fisnike e kombëtare” është qëllimkeq
LEXO: Ahmeti shndërron kazermën “Ilinden” në Universitet të ri
LEXO: MASH mban ligjërata për arsim, në formë kumtese
LEXO: BDI: Nuk ka kush ta ndal formimin e universitetit të dytë shtetëror në shqip
LEXO: RDK: Themelimi i një Universiteti të ri nga ana e BDI-së është tradhëti kombëtare ndaj USHT-së
LEXO: LR-PDSH: BDI dëshiron të bëjë edhe një universitet për punësime partiake!
LEXO: Universiteti i Shkupit, biznes i BDI-së i maskuar në “kauzë kombëtare”
LEXO: BDI konfirmon hapjen e Universitetit të ri në Shkup

Lajme të ngjashme

Back to top button