Zyrtare: 5 policë të vrarë dhe 30 të plagosur nga aksioni në Kumanovë

Pesë pjesëtarë të organeve të sigurisë janë vrarë në të shtënat në aksionin policor në Kumanovë në “Lagjen e trimave” sapo njoftoi ministrja e brendshme Gordana Jankullovska. Ajo tha se më shumë se 30 persona janë lënduar ndërsa nuk ka informata për civilë të vdekur.

“Bëhet fjalë për Zharko Kuzmanovski nga Bërvenica 32 vjeçar, Sasho Samoilovski nga Tetova 32 vjeçar, Nenad Serafimofski nga fshati Zubovcë e Gostivarit” tha Jankullovska duke mos përmendur emrin e dy policëve të tjerë që humbën jetën.

“Ka edhe viktima nga ana e terorristëve por nuk kemi numër të saktë. Pas 16 orë lufte, terorristët bënin rezistencë të madhe” tha Jankullovska. Grupi i parë prej 20 personave që është fshehur në bodrume shtëpiake, u dorëzuan këtë pasdite, informoi ajo.

“Me këto persona do të zhvillohen biseda informative dhe do tu bëhet ekspertiza me doreza të parafint. Grupi i dytë gjatë kohë refuzonte të dorëzohej, ndërsa aksioni ende nuk është kryer.

Jankullovska gjatë konferencës njoftoi se forcat policore edhe më tej mbeten të pozicionuara në Kumanovë, në pikat strategjike ngase sipas saj vlerësohet se  gjendja akoma është e rrezikut të lartë.

Në qendrën klinike në Shkup ku ndalohet hyrja e mediave, janë sjellë 17 të lënduar me helikopterë dhe automjetin e ambulantës.

Aksioni në Kumanovë është ndërmarrë për shkak të shkatërrimit të një grupi mirë të armatosur, që ka përgatitur sulme ndaj institucioneve shtetërore, tha zëdhënësi Ivo Kotevski në konferencën e sotme të shtypit.

Me reagime dhe thirrje për mos-përshkallëzim të situates doli edhe ambasada e SHBA-ve. Delegacioni i BE-së, OSBE-së, MPJ-ja ruse dhe thuajse të gjitha partite politike në vend.

Policët e vrarë në Kumanovë
Policët e vrarë në Kumanovë

Lajme të ngjashme

Back to top button