Vazhdon aksioni policor në Kumanovë, fillon evakuimi i banorëve (VIDEO)

Ora 16.45 – Sipas banorëve të Kumanovës, me të cilët mban kontakt redaksia Portalb, bëjnë të ditur se policia ka filluar të dëboj banorët nga shtëpitë e tyre duke i drejtuar drejt lagjeve tjera, pasi që vlerëson se në ato shtëpi është e rrezikshme të qëndrojnë civilët, ngase siç duket pritet të ndërmerren aksione me të ashpra policore.

Evakuohen qyetatret.jpg 1

Evakuohen qyetatret

“Kur dolëm nga shtëpitë, lagjja ishte bërë zi nga policët e njësisë speciale, dhe në mesin e tyre kishte edhe shqiptarë”, thonë banorët.

Për Portalb dëshmitarët nga Kumanova thonë se krismat vazhdojnë, makina të policisë janë pothuajse para çdo shtëpie dhe ata nuk kanë mundësi të dalin jashtë, policia bastis shtëpitë dhe kërkon dhomë në dhomë me gjasë persona të armatosur. Frikë e madhe mbisundon tek banorët e kësaj lagjeje.

Aksioni i nisur në ora 5 në mëngjes ende vazhdon, shprehet zyrtarisht policia. Versioni zyrtar policor për Kumanovën: Sulm nga terroristë, aksioni vazhdon (VIDEO)

Ora 13.00 Dëgjohen herë pas herë detonime por jo dhe krisma.

Ora 11.30- Krismat shpeshtohen sërish. Nuk dihet nga vijnë dhe nga shkojnë plumbat. Krismat janë diku afër Xhamisë. Policia ka arrestuar disa persona të “Lagjes së trimave”. Banorët e kësaj lagje mbeten të ngujuar në shtëpi.

Krisma ka në mënyrë sporadike. Polici e madhe në qytet, helikopterët fluturojnë. Policët e lënduar janë dërguar në Shkup. Jozyrtarisht njoftohet për 12 policë te plagosur që janë dërguar në Qendrën Klinike në Shkup. Madje spekulohet se mund të ketë një viktimë. Ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov është në Qendrën Klinike.
Momentalisht situata në Lagjen e Trimave është e qetë, por shtohet qarkullimi i forcave të armatosura. Qytetarët ende vazhdojnë të rrijnë brenda shtëpive. Gjithsesi ka lëvizje të kalimtarëve nëpër rrugët poshtë tregut të gjelbërt .” shprehet për Portalb, Anesa Aliti, banore e kësaj lagje. Banorët mbeten të ngujuar në Lagjen e Trimave.

Ora 08.00- Krismat vazhdojnë. Burime nga policia thonë se janë lënduar pesë polic. Dëgjohet edhe ambulanca. Gazetarët nuk lejohen të hyjnë në spitalin e qytetit “8 shtatori”.

LEXO: Bastiset një familje nga polcia në fshatin Hotël (FOTO)
LEXO: Mediat bëjnë apel për përmbajtje dhe qetësi!


Një aksion polcior në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë është duke u zhvilluar që nga orët e hershme të mëngjesit. Sipas zëdhënësoit të policisë, Ivo Kotevski, i cili shprehet për Portalb, policia “merr masa kundër grupeve të armatosura që ka hasur në qytet.” Ai gjithashtu konfirmoi se ka policë të lënduar duke mos treguar sa. Për më shumë informata ai paralajmëroi se do të jep policia brenda ditës. Jozyrtarisht policia kërkon sulmuesi në fshatin Goshincë.



Banorët e kësaj lagjeje për Portalb thonë se diku rreth orës 5.05 të mëngjesit janë dëgjuar shumë krisma me armë të ndryshme.  Një shtëpi është djegur ndërsa ka prani të madhe të polcisë. Helikopterët vazhdimisht qarkullojnë mbi qytet. Anesa Aliti, banore e kësaj lagjje thotë që nga oborri i saj ka dëgjuar grupet speciale duke komunikuar dhe duke thënë “Shtëpia e verdhë është e pastër” që mbase nënkupton që është bërë bastisje.
Është dëgjuar edhe zëri i ambulantës e cila ka dërgjuar policët e lënduar në spitalin “8 shtatori”.

“Banorët e Lagjes së Trimave duke mos mundur të kuptojnë çfarë po ndodh jashta dritareve, dëgjuan të krisura armësh nga ato më të lehtat e deri tek ato më të rëndat. Dëgjoheshin helikopterë si dhe disa herë sirena e ambulantës. Shihet tym në qiell, që lë të dyshohet se shtëpi po digjen. Banorët nga afër dëgjuan fjalët “…жолтата куќа е чиста…”, që dmth se ka bastisje edhe nëpër shtëpi.  Disa të tjerë kanë parë njësi speciale, por jo dhe dicka tjetër. Nga fshatrat përreth thonë se të shtënat janë dëgjuar edhe atje, dhe janë të shqetësuar.”shprehet ajo.

Intensiteti i krisjeve është ulur nga ora 7 e mëngjesit.


Banorët e kontaktuar nga Portalb në atë lagje dhe në fshatrat përreth thonë se nuk kanë parë grupe të armatosura civilësh as sot e as ditë të tjera. Gjithçka zhvillohet në rrethana të panjohura andaj Portalb apelon për qetësi te qytetarët dhe mos dalin pa nevojë nga shtëpia.

Kumanovë
Digjet shtëpia në Kumanovë

Kumanove

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Ka ardh koha edhe ne shqipetart te dalim ne protesta per heqjen e BDI nga qeverija po jo vetem nje pakic po te gjith pleq e femij e te mbushemi mend pergjithmon qe te mos i votojm argat e sllobodan gruevskit dmth BDI ali sheshelin

Back to top button