Versioni zyrtar policor për Kumanovën: Sulm nga terroristë, aksioni vazhdon (VIDEO)

Pasi që morëm informata nga terreni, sot në mëngjes filloi aksioni për të zhbërë një grup më të madh terroristësh të cilët kanë pasur në plan të sulmojnë institucionet e shtetit. Kështu tha zëdhënësi i policisë, Ivo Kotevski për mediat dhe sapo mbaroi konferenca për shtyp e MPB-së lidhur me zhvillimet e fundit në Kumanovë.

“Sipas informatave tona, një grup persona të armatosur kanë depërtuar nga një shtet fqinj dhe janë fshehur te disa mbështetës të tyre nëpër shtëpi. Bëhet fjalë për një grup mirë të trajnuar për luftë në kështu kushtesh. MPB ka formuar shtab për udhëheqje të aksionit në Kumanovë” tha Kotevski.

Sipas tij, sot në ora 5 të mëngjesit grupi i armatosur është përleshur me policinë dhe policia ka reaguar.

“Aktivitetet ende po zhvillohen në terren. Për shkak të terrenit specifik ku ka rrugica të ngushta, policia shkon përpara në mënyrë taktike dhe bën bastisje të të gjithë objekteve.” tha Kotevski, duke mos dhënë detaje për të lënduarit as polic e as civil.

Ai tha që do të ketë konferencë tjetër më vonë. Video vetëm në gjuhën maqedonase.

Lajme të ngjashme

Back to top button