Zjarrfikësit vunë nën kontroll zjarrin në parkun e malit të Gazi Babës

Zjarri në malin e Gazi Babë është vënë nën kontroll pas ndërhyrjes së Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, njoftoi Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), transmeton Portalb.mk.

Drejtori i QMK-së njoftoi se, Qendra për Menaxhim me Kriza reagoi menjëherë, duke kontaktuar dhe koordinuar institucionet kompetente, ndërsa Brigada Kundër Zjarrit e Qytetit të Shkupit ndërhyri me shpejtësi dhe profesionalizëm në terren.

“Gjendja po stabilizohet, ndërsa ekipet kompetente do të vazhdojnë të qëndrojnë në terren deri në shuarjen e plotë të zjarrit. Apelojmë tek të gjithë qytetarët që, nëse vërejnë zjarr, tym apo ndonjë situatë që mund të paraqesë rrezik, ta raportojnë menjëherë në numrin emergjent 112”, ka shkruar Ali.

Njëkohësisht, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta të jenë të kujdesshëm gjatë lëvizjes në zonat malore dhe pyjore, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të respektojnë rekomandimet e institucioneve kompetente.

GazibabëZjarrfikës