Edhe pak ditë, më 17 korrik, Shkupi do të jetë nikoqir i një prej koncerteve më të mëdha të kësaj vere. Yll Limani vjen në Stadiumin e ARM-së me turneun e tij ndërkombëtar “Thirrëm Sot Ose Nesër”, duke sjellë para publikut një mbrëmje plot emocione dhe hite, shkruan Portalb.mk.
E veçanta e këtij koncerti, krahas hiteve të vjetra, pritet të jenë performancat live të këngëve nga albumi “Thirrëm Sot Ose Nesër”.
Biletat janë në shitje online përmes: avalonbooking.mk dhe karti.com.mk dhe pikat e shitjes së karti.com.mk në të gjithë Maqedoninë e Veriut.
Kategoritë dhe çmimet:
• Regular: 1.500 MKD
• Fan Pit: 2.500 MKD (numër i kufizuar, vetëm 400 bileta)
• VIP: 4.990 MKD
Kujtojmë se koncert të ngjashëm artisti solli edhe verën e kaluar në Shkup.