Vrasje në Koçan, një grua u godit me thikë para shtëpisë ku jetonte, është arrestuar autori

Një grua dyzet e gjashtë vjeçare ka ndërruar jetë nga plagët me thikë para shtëpisë ku ka jetuar në Koçan, konfirmojnë nga Sektori i Punëve të Brendshme në Shtip, transmeton Portalb.mk.

Vrasja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në orën 06:15, kur gruaja po bëhej gati për të shkuar në punë.

“Sot në mëngjes, në orën 06:15 në rrugën ‘Straho Erbapçe’ në Koçan, 59-vjeçari U.R. ka sulmuar 46-vjeçaren T.M. gjatë së cilës i ka shkaktuar plagë të shumta me thikë në trup me thikë, pas së cilës ajo ka ndërruar jetë. Ekipi mjekësor i thirrur ka konstatuar mbi 40 plagë me thikë nga të cilat gruaja ka ndërruar jetë në vend”, thotë Dushanka Gorgieva-Tërpevski, drejtoreshë e Spitalit të Përgjithshëm me aktivitet të zgjeruar.

Sipas gjetjeve fillestare, arsyeja e sulmit ishte zhvatja e parave dhe kërcënimi për video komprometuese që sulmuesi kërcënonte se do t’i bënte publike. Gruaja paraprakisht ka denoncuar disa herë për kërcënime në polici dhe në prokurori, nga ku ka kërkuar edhe mbrojtje.

Reparti për revizion të brendshëm-Koçan dhe prokurori publik kanë këqyrur vendin e vrasjes, ndërsa trupi i pajetë i 46-vjeçares është dërguar për obduksion.

Sulmuesi pesëdhjetë e nëntë vjeçar është ndaluar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

KoçaniMinistria e Punëve të Brendshme (MPB)Vrasje - Ekzekutim