Në Tetovë do të ketë rritje të çmimit të faturave të mbeturinave nga Saubermacher, kjo pasi 16 këshilltarët komunalë nga VLEN dhe VMRO miratuan vendim me të cilin mundësohet rritje e çmimeve, kërkesat e opozitës dhe këshilltarit të pavarur për tërheqje të kësaj pike nuk u morën parasysh, shkruan Portalb.mk.
Kjo pikë e rendit të ditës në seancën e sotme të Këshillit Komunal ngjalli debat dhe akuza midis këshilltarëve të pushtetit, opozitës dhe këshilltarit të pavarur.
Debati për këtë pikë zgjati rreth dy orë.
Debatin e plotë e gjeni në këtë LINK.
Përpara se kjo pikë të miratohet, këshilltarët e pavarur dhe nga opozita kërkuan që kjo pikë të largohet nga rendi i ditës, por këshilltarët e shumicës nuk e pranuan këtë propozim.
Për propozimin e rritjes së çmimeve të faturave të mbeturinave javën e kaluar alarmoi këshilltari i pavarur Agron Arifi.
Kujtojmë që Komuna e Tetovës me 10 nëntor 2023 nënshkroi marrëveshje për partneritet publiko-privat me kompaninë sllovene të grupacionit “Saubermacher” menaxhimin e mbeturinave në Tetovë.
Si rezultat i kësaj, u ndryshua edhe metodologjia e pagesës dhe çmimet e faturave u rritën.
Nga atëherë disa qytetarë u dërguan te noteri për mosshlyerje të faturave, ndërkohë që vetë qytetarët ankoheshin se nuk kishin pranuar fare fatura.
- LEXO: Një vit nga Saubermacher në Tetovë: Ka përmirësime por pastërtia nuk është ende në nivelin e dëshiruar, problem mbetet (mos) pagesa e faturave
- LEXO: Ultimatum 5-ditor për bizneset dhe OJQ-të në Tetovë, ose kontratë me Saubermacher ose gjoba deri 98 mijë euro
- LEXO: Rexhepi: Kontrata 15-vjeçare me Saubermacher në Tetovë po zhvat qytetarët me miliona euro