Si çdo vit edhe sivjet do të mbahet Vera e Kulturës Tetovare nën moton “Festojmë në Vendlindje” dhe me shumë aktivitete të ndryshme nga 16 korriku deri më 2 gusht, më poshtë përcjellim programin e plotë, raporton Portalb.mk.
Zëdhënësja e Komunës së Tetovës Besarta Ramadani përmes një konference për shtyp shpalosi programin për këtë vit dhe tha se ky organizim për qëllim ka të afrojë qytetarët dhe kulturat e ndryshme që jetojnë në këtë nënqiell.
“Vera Kulturore” është një festë e trashëgimisë sonë të përbashkët, një platformë ku të gjithë ne mund të ndajmë vlerat dhe historitë tona të pasura. Gjatë këtyre ditëve të veçanta, ne do të kemi mundësinë të shijojmë aktivitete të ndryshme sportive, artistike dhe kulturore, që nga koncertet muzikore, ekspozitat e artit, shfaqjet teatrale”, tha Ramadani.
Ky është programi.
Java sportive:
- 16.07.2024
Gara të notit
Lokacioni: Pishina e qytetit
Ora: 12:00
- 17.07.2024
Gara të notit
Lokacioni: Pishina e qytetit
Ora: 12:00
- 18.07.2024
Turneu i futbollit të maqedonëve
Lokacioni: Stadiumi i Qendrës sportive
Ora 18:00
- 19.07.2024
Beach volley
Lokacioni: Sheshi “Iliria”
Ora 18:00
- 20.07.2024
Lokacioni: Sheshi “Iliria”
Ora 18:00
- 21.07.2024
Turneu i futbollit me mërgatën shqiptare
Vera kulturore:
- 21.07.24
Festivali ndërkombëtar folklorik “RUDINA FEST”
Lokacioni: Sheshi Iliria
Ora: 20:30
- 22.07.24
SHKASH “Xheladin Zeqiri”, grupi i fëmijëve
Lokacioni: Sheshi Iliria
Ora: 20:30
- 23.07.24
Nata Rome
Lokacioni: Sheshi Iliria
Ora: 20:30
Ekspozitë e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Pjetër Bogdani. Ekspozitë për diasporën
Lokacioni: Radio Tetova
Ora: 19:00
- 24.07.24
Nata Maqedone
Lokacioni: Sheshi Iliria
Ora: 20:30
Diaspora “Në objektivin e Ixhet Lutfiut” roli i shqiptarëve të Danimarkës, dokumentar
Lokacioni: Radio Tetova
Ora: 19:00
- 25.07.24
Nata Turke
Lokacioni: Sheshi Iliria
Ora: 20:30
Rafi Halili – homazh për nder të tij
Lokacioni: Radio Tetova
Ora: 19:00
Galoski
Lokacioni: Ish Ronaldo
Ora: 20:30
- 26.07.24 (premte)
Koncert për nder të mërgimtarëve nga SHKA “Xheladin Zeqiri”
Festivali i Rinisë Tetovare – “n’Rrug Fest”
- 26.07.24
Grupi muzikor Jericho
Lokacioni: Ish Ronaldo
Ora 20:30
- 27.07.24
Fisnikët, Fjolla Ibraimi
Lokacioni: Ish Ronaldo
Ora 20:00
- 27.07.24
Xheladin Zeqiri, Galla pritje me rastin e 75 vjetorit
Lokacioni: Radio Tetova
Ora: 20:00
- 28.07.24
Promovimi i librit Lufta e Kosovës 1997-1998, një bibliografi e përzgjedhur
Lokacioni: Radio Tetova
Ora: 19:00
Ekspozitë nga Muzeu Historik Kombëtar
Lokacioni: Radio Tetova
Ora: 20:00
Grupi Offchestra, Këpurdhat
Lokacioni: Ish Ronaldo
Ora: 20:30
- 29.07.24
Shkumbin Ismaili, Big Mama, Elita Ziberi
Ora 20:00
- 30.07.24 TIFF ODA film festival
Vera e Kulturës Tetovare tani më është shndërruar në tradicionale, pasi në periudhë gati të njëjtë është mbajtur edhe në vitet e kaluara.