Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca e 178-të

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 178-të ndër të tjera emëroi ushtruesin e detyrës në pozitën e drejtorit të Fondi për Sigurim Shëndetësor, transmeton Portalb.mk.

Sot u lejua hyrja e forcave të huaja ushtarake në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të ushtrimeve “Joint Combined Exercise Training – 23”. Ky projekt vjen si rezultat i bashkëpunimit bilateral ndërmjet Ministrisë për Mbrojtje në Maqedoninë e Veriut dhe Ministrisë për mbrojtje nacionale në SHBA.

Aktivitetet e këtij trajnimi do të realizohen nga 20 gushti deri më 1 shtator të këtij viti, ku do të marrin pjesë dymbëdhjetë pjesëmarrës të Armatës së RMV-së, dhjetë forca të armatosura nga SHBA-ja dhe dymbëdhjetë nga Republika e Shqipërisë.

U dorëzuan 160 tablet kompjuterët për shfrytëzim të përhershëm në institucionet që kryejnë shërbime sociale. Qeveria sqaroi që këto pajisje do të shkojnë deri te 20 subjekte që ofrojnë shërbime sociale.

Ambasada e Amerikës (SHBA) në RMVArmata e Maqedonisë së Veriut (ARM)Dimitar KovaçevskiFondi i Sigurimit Shëndetësor RMVMinistria e Mbrojtjes (MM)NATONATO - MaqedoniQeveria e Maqedonisë së VeriutShtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)TECH - TeknologjiUshtar(e) Ushtri